Politike

"Po shpërndahen fonde qindra milionëshe para zgjedhjeve"/ Berisha sulmon grupin e Alibeajt: Janë paterica të Ramës

Berisha gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, u shpreh se përpjekjet e Ramës për të shkuar i vetëm në këto zgjedhje dhe për të përjashtuar opozitën e vërtetë nga zgjedhjet kanë marrë fund.

15 Mars 2023, 14:39 Nga A.B
"Po shpërndahen fonde qindra milionëshe para zgjedhjeve"/
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, u shpreh se përpjekjet e Ramës për të shkuar i vetëm në këto zgjedhje dhe për të përjashtuar opozitën e vërtetë nga zgjedhjet kanë marrë fund. Ai shtoi se kryeministri Rama po shpërndahen fonde qindra milionëshe para zgjedhjeve.

'Të marrësh përsipër për të kandiduar vetëm për të dëmtuar opozitën, do të thotë vetëm për të ndihmuar Ramën, kjo përbën një akt shumë të rëndë personal.

Nuk mund të imagjinoj që një njeri i lirë me dinjitet i lejon vetes, unë nuk mund të kem besim se pallat Kapllani që numëron në listë 90 e ca tendera nga qeveria e së fundmi tani 2-3 milionë nga Veliaj që do jetë i detyruar të zbatojë urdhrat.

Po kundërmon erë në mbarë Europën. Përpjekjet e Ramës për të shkuar i vetëm në këto zgjedhje dhe për të përjashtuar opozitën e vërtetë nga zgjedhjet, morën fund. Ai dështoi me turp. Opozita finalizon në orët që vijnë koalicionin e fuqishëm me të cilin i jep Edi Ramës dhe monizmit të tij goditje fatale në 14 maj. Ai mbetet në koalicion vetëm me Alibashën dhe Lulbravën. Një gjë do t’u them demokratëve: nuk ka zgjidhje më të gabuar sesa zgjidhja për t’u keqpërdorur si patericë e Ramës. Çdo qytetar, çdo demokrat duhet të angazhohet dhe të bëjë gjithçka për fitoren e opozitës dhe disfatën e Ramës. Të mbështesësh një njeri i cili nxin me emrin e tij sot kudo në Botë, zgjedh që të nxish veten tënde. E sigurt që Rama do ketë fatin e McGonigal, sepse krim nuk kryen vetëm ai që merr, por krim kryen edhe ai që jep.

Të marrësh përsipër për të kandiduar vetëm për të dëmtuar opozitën, vetëm për të ndihmuar Edi Ramën, kjo përbën një akt shumë të rëndë personal. Unë nuk mund të kem besim se “pallat Kapllani” që ka marrë mbi 90 tendera nga qeveria, nuk mendoj se nuk do t’i zbatojë urdhrat. Kam besim që qytetarët do t’i trajtojnë këta si paterica të Edi Ramës. Sot gazeta më e lexuar në Europë ia numëronte të gjitha të zezat që i ka bërë këtij vendi. Te qytetarët ka një pakënaqësi të gjithanshme, ka një ndërgjegjësim të plotë se Edi Rama e ka konsumuar me turp kohën e tij. Axhendat po i rrokullisen, por rrokullisjen e plotë duhet t’ia japin shqiptarët dhe ta bëjnë sa më shpejt të përshtatshëm për ligjet dhe Kodet Penale në Shqipëri dhe SHBA.'- tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll