Bota

Përdhunuan vajzën 4-vjeçare, nënën e saj dhe një grua shtatzënë, gjenden të vdekur 2 ushtarët rusë

Ushtarët e vdekur ishin në mesin e gjashtë të dyshuarve të akuzuar për sulmet në Brovary, për të cilat prokurorët thonë se është një nga hetimet më të gjera të abuzimit seksual që kur Vladimir Putin urdhëroi nisjen e luftës dhe agresionit rus në Ukrainë në shkurt. 

14 Mars 2023, 18:49 Nga a.l
Përdhunuan vajzën 4-vjeçare, nënën e saj dhe një
Përdhunimi i 4-vjeçares

RUSI- Dy snajperë rusë që sulmuan seksualisht një vajzë 4-vjeçare ukrainase në sy të babait të saj  dhe gjithashtu përdhunuan në grup nënën e saj dhe një grua shtatzënë janë gjetur të vdekur. Mediat e huaja raportojnë se ushtarët e vdekur ishin në mesin e gjashtë të dyshuarve të akuzuar për sulmet në Brovary, për të cilat prokurorët thonë se është një nga hetimet më të gjera të abuzimit seksual që kur Vladimir Putin urdhëroi nisjen e luftës dhe agresionit rus në Ukrainë në shkurt. 

Që atëherë, forcat e Putinit akuzohen për kryerjen e mijëra krimeve të luftës, ndërsa Gjykata Ndërkombëtare Kriminale (ICC) thuhet se po përgatit akuza. Pas sulmit të dyshuar ndaj vajzës dhe prindërve të saj, dy ushtarët hynë në shtëpinë e një çifti të moshuarish në vendin fqinj, ku i rrahën, thanë prokurorët, duke dhunuar gjithashtu një grua shtatzënë 41-vjeçare dhe një vajzë 17-vjeçare. 

Shumica e mizorive të supozuara ndodhën më 13 mars, kur ushtarët në gjendje të dehur nga alkooli, hynë në oborrin e shtëpisë ku jetonte një familje e re.  Babai u rrah me një tenxhere metalike dhe më pas u detyrua të gjunjëzohej ndërsa gruaja e tij u përdhunua në grup. Një nga ushtarët i tha vajzës katërvjeçare se 'do ta bëjë grua' përpara se ajo të abuzohej, thuhet në dokumentet e prokurorisë.  Familja mbijetoi, megjithëse prokurorët thanë se po hetojnë krime shtesë në zonë, përfshirë vrasjet gjatë së njëjtës periudhë.

lufta ne ukraine

Sondazh

Poll