Bota

Protestat në Francë/ Nis pastrimi i mbeturinave dhe koshave në rrugët e qytetit

Tre impjante inceneratorësh në periferi të kryeqytetit janë prekur nga grevat teksa rrugët ishin mbuluar me qese të zeza dhe mbeturina nga protestat e ashpra të ditëve të fundit.

14 Mars 2023, 18:42 Nga a.l
Protestat në Francë/ Nis pastrimi i mbeturinave dhe koshave në
Nis pastrimi në Paris

FRANCË- Ka rinisur pastrimi i mbeturinave të grumbulluara në rrugët e Parisit, pasi punonjësit e pastrimit iu bashkuan grevës së organizuar nga sindikatat të cilët prej më shumë se 3 javësh kanë protestuar kundër reformës për rritjen e moshës për daljen në pension të propozuar nga qeveria. Punonjësit kanë nisur pastrimin nga krahina jugore franceze Var.

Mijëra ton mbeturina janë akumuluar në rrugët e Parisit pas grevës së punonjësve të pastrimit, teksa ministria po sjell përforcime nga rajone të tjera. Tre impjante inceneratorësh në periferi të kryeqytetit janë prekur nga grevat teksa rrugët ishin mbuluar me qese të zeza dhe mbeturina nga protestat e ashpra të ditëve të fundit.

protesta ne france

Sondazh

Poll