Bota

Stuhia e fuqishme 'Fredy' godet Malavinë/ Vdesin 190 persona, shpallet gjendja e jashtëzakonshme në 10 zona

Agjencia qeveritare e ndihmës ndaj fatkeqësive tha se numri i të vdekurve ishte rritur nga 99 të hënën në 190, ndërsa rreth 584 njerëz u plagosën dhe 37 ishin ende të zhdukur.

14 Mars 2023, 18:30 Nga a.l
Stuhia e fuqishme 'Fredy' godet Malavinë/ Vdesin 190 persona,
Moti i keq në Afrikë

AFRIKA JUGORE- Të paktën 190 persona janë konfirmuar të vdekur në Malavi, pas goditjes nga stuhia Fredy në Afrikën Jugore për herë të dytë brenda muajit. Numri më i madh i viktimave janë regjistruar në një qendër tregtare, 158. Qeveria ka shpallur gjendje fatkeqësie në 10 rrethe jugore që kanë goditur më rëndë nga stuhia. Ekipet e shpëtimit, me lopata në duar po  përpiqen të gjejnë sa më shumë njerëz të mbijetuar të varrosur në baltë, shkruajnë mediat e huaja. 

Kemi lumenj të vërshuar, njerëz të rrëmbyer nga ujërat dhe ndërtesa që shemben”, tha zëdhënësi i policisë, Peter Kalaya për BBC-në.

Agjencia qeveritare e ndihmës ndaj fatkeqësive tha se numri i të vdekurve ishte rritur nga 99 të hënën në 190, ndërsa rreth 584 njerëz u plagosën dhe 37 ishin ende të zhdukur. Mediat e huaja raportojnë se më shumë se 20,00 njerëz janë zhvendosur nga zonat e prekura.

moti i keq ne afrike

Sondazh

Poll