Bota

FOTO/ Ish-kancelarja Merkel 'fobi' nga luksi, fotografohet pranë bashkëshortit në një udhëtim me klasin e lirë

Merkel fluturoi me bashkëshortin e saj Joachim Sauer me pushime në ishullin Kanarie të Fuerteventura dhe e kaloi fluturimin në klasin ekonomik.

14 Mars 2023, 16:43 Nga a.l
FOTO/ Ish-kancelarja Merkel 'fobi' nga luksi, fotografohet pranë
Angela Merkel

GJERMANI- Ish-kancelarja Angela Merkel me sa duket ka hequr dorë nga çdo lloj shërbimi që përbën luks kur udhëton me pushime. Prandaj, Merkel fluturoi me bashkëshortin e saj Joachim Sauer me pushime në ishullin Kanarie të Fuerteventura dhe e kaloi fluturimin në klasin ekonomik.

Sipas mediave të huaja, avioni ishte një Airbus 320-200 i linjës ajrore 'Eurowings'. Avioni ka tre ndenjëse të mbushura në të dy anët e korridorit. Fotot tregojnë Merkelin e ulur në një ndenjëse në dritare me një maskë në fytyrë. Gjatë fluturimit, ajo u pa duke lexuar në tabletin e sa ku luajti fjalëkryqe dhe hëngri një sanduiç dhe speca.

FOTO/ Ish-kancelarja Merkel 'fobi' nga luksi, fotografohet pranë
pamje nga avioni

Megjithatë, gjatë hipjes dhe daljes nga avioni, Merkel ka pasur disa avantazhe në krahasim me pasagjerët e tjerë. Ajo është shoqëruar në avion nga disa persona dhe është lejuar të hipë e para. Pas uljes, personeli i sigurisë mori ish-kancelaren. Merkel dhe bashkëshorti i saj i kaluan pushimet në një hotel me 4 yje në ishullin Kanarie.

angela merkel

Sondazh

Poll