Bota

Binjaket e kushërira, viktimat e tragjedisë në Greqi/ E mbijetuara tregon kur i pa për herë të fundit: Po kërkonin vend ku të uleshin

Ajo madje ka treguar se në të njejtin vagon ka parë edhe binjaket duke u përpjekur të gjenin se ku të uleshin para se të humbnin jetën. 

14 Mars 2023, 16:51 Nga a.l
Binjaket e kushërira, viktimat e tragjedisë në Greqi/ E
Viktimat e aksidentit në Greqi

GREQI- Një 26-vjeçare e identifikuar si Natasa Petrou e cila arriti të mbijetonte nga përplasja fatale e trenave në 28 shkurt në Larisa ka treguar momentet kur pasagjerët e frikësuar po kërkonin mënyra për të shpëtuar. Ajo madje ka treguar se në të njejtin vagon ka parë edhe binjaket duke u përpjekur të gjenin se ku të uleshin para se të humbnin jetën, shkruan Protothema.gr  

"Ajo që jetuam ishte një makth dhe nuk mendoj se do ta kapërcejmë ndonjëherë. Unë isha me të dashurin tim në karrocën e katërt. U vonuam në Paleofarsala dhe pas 40 minutash filluam. Pas pak ka ndodhur përplasja. Nuk i mbaj mend minutat para kësaj, më kujtohet vetëm zhurma. Fillimisht menduam se kishte ndodhur diçka me trenin, u thyen xhamat, të gjithë filluan të bërtisnin, më pas na thanë se kishte rënë zjarr dhe dolëm të gjithë. Dëgjova vajzat binjake kur erdhën dhe nuk duhej të uleshin të gjitha bashkë. Kështu ato vendosën të uleshin në mensë. Ato i lanë gjërat e tyre me ne që të mos i mbanin. Në mëngjes pashë në TV që mes viktimave ishin edhe vajzat. Është tragjike sepse unë mund të isha në vendin e tyre ”, thotë Natasha për Mega. 

Vajza ka treguar përjetimet e saj pas tragjedisë. 

Ndonjëherë më duket sikur ishte një makth dhe nuk ndodhi. Ndonjëherë mbyll sytë dhe ripërjetoj momentet pas tronditjes. Kam kaluar ditë duke fjetur. Mendoj se çfarëdo që të bëhet, edhe sikur të rregullojnë sistemet dhe gjithçka, nuk mendoj se do të justifikohemi ndonjëherë. Kaq shumë njerëz humbën dhe e gjithë kjo nuk kthehet më. Me siguri gjithçka duhet të ndryshojë në këtë vend që zmadhohet", tregoi ajo. 

Ngjarja e rëndë ndodhi pak para mesnatës së të martës (28 shkurt) në Greqi. Dy trena u përplasën me njëri-tjetrin duke shkaktuar një zjarr që u mori jetën 57 personave. Një tren me 350 pasagjerë që po udhëtonte nga Athina drejt Selanikut u përplas me një tren mallrash. Shkak për shpërthimin e zjarrit dyshohet se është bërë prerja e një kablli elektrik në njërën prej vagonët të trenit me pasagjerë që në momentin e përplasjes ka rezultuar fatal.

tragjedia e trenave ne greqi

Sondazh

Poll