Sport

Inzaghi merr ultimatum nga presidenca e Interit, pritet shkarkimi i tij!

Klubi nga Milano ka shënuar dy humbje në tre ndeshjet e fundit, ndaj Bolonjës (0:1) dhe Spezias (1:2).

12 Mars 2023, 18:10 Nga DOSJA
Inzaghi merr ultimatum nga presidenca e Interit, pritet shkarkimi i tij!

ITALI - Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, mund të shkarkohet nëse klubi nga Milano nuk arrin të kualifikohet në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, raporton gazeta italiane “Corriere della Sera”.

Italianët shprehen se drejtuesit e Interit janë të pakënaqur me rezultatet dhe ecurinë e skuadrës në javët e fundit. Klubi nga Milano ka shënuar dy humbje në tre ndeshjet e fundit, ndaj Bolonjës (0:1) dhe Spezias (1:2). 

- Interi bëri gjithçka për të fituar, por rastet e shumta dhe një penallti e papërdorur ndikuan në humbjen ndaj Spezias. Lojtarët e Interit nuk i besojnë trajnerit dhe për herë të parë është lëkundur besimi i lojtarëve te Inzaghi, pasi Interi nuk e fitoi Scudetton sezonin e kaluar, megjithëse kishte shanse të mëdha për ta bërë këtë - sipas gazetës italiane. "Corriere della Sera".

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll