Sport

Sherr në tribunë, përleshen drejtuesit e dy skuadrave, ndërhyjnë forcat e sigurisë...

Në ndeshjen Bodrumspor-Çaykur Rizespor, të ligës së parë turke, ka pasur një përplasje mes drejtuesve të dy skuadrave. Forcat e sigurisë penguan drejtuesit e Çaykur Rizespor, të cilët po tentonin të futeshin në gabina.

12 Mars 2023, 16:27 Nga DOSJA

TURQI - Në javën e 26-të të Ligës së Parë turke, Bodrumspor humbi 2-1 në fushë saj ndaj Çaykur Rizespor. Në përfundim të saj, drejtuesit e Çaykur Rizespor kanë debatuar me drejtuesit e Bodrumsporit, të cilët kanë reaguar ndaj gëzimit të tyre pas golit të fitores.

Në fund të ndeshjes, në zonën ku ndodhej tribuna e protokollit dhe lozhat, shpërtheu një diskutim i ashpër. Forcat e sigurisë kanë ndërhyrë në përleshjen e disa drejtuesve të Rizesporit me drejtuesit e Bodrumsporit në lozha. Fëmijët e kapur në përleshje, i shpëtuan rrezikut për t'u shtypur. Ngjarjet u qetësuan me vështirësi.

Në pjesën më të madhe të ndeshjes, tifozët e Çaykur Rizespor, i kanë bërë thirrje trajnerit të tyre Bülent Korkmaz që të japë dorëheqjen.

Sherr në tribunë, përleshen drejtuesit e dy skuadrave,

Sherr në tribunë, përleshen drejtuesit e dy skuadrave,

Sherr në tribunë, përleshen drejtuesit e dy skuadrave,

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll