Sport

SKANDAL! Publiku i pranishëm u befasua, tenistja kroate bën gjestin e turpshëm (VD)

Ajo u mund në turneun Indiane Wells nga teniste ukrainase, të cilës nuk i dha dorën, duke çuditur publikun me veprimin e turpshëm!

12 Mars 2023, 14:51 Nga DOSJA
SKANDAL! Publiku i pranishëm u befasua, tenistja kroate bën gjestin e

SHBA - Tenistja më e mirë kroate, Donna Vekic, u bë objekt diskutimesh për një lëvizje tejet josportive. Krejt e papritur, pas një përleshjeje të madhe me tre sete, kroatja humbi nga ukrainasja Lesia Tsurenko në turneun në Indian Wells.

Më pas, publikun dhe dashamirët e tenisit, u tronditën nga një gjest i papërshtatshëm. Domethënë, Donna refuzoi t'i jepte dorën tenistes ukrainase pas ndeshjes. Kroatja nuk shkoi në rrjetë për t'i dhënë lamtumirën kundërshtares së saj, por pas pikës së fundit, ajo filloi menjëherë të paketonte gjërat. E hutuar, Tsurenko iu afrua stolit të kroates për t'i dhënë dorën, por Vekic e injoroi. Gjesti i saj jo sportive sigurisht u komentua dhe indinjoi publikun.

"Donna nuk ishte e gatshme për t’i dhënë dorën. Me shumë mundësi, ajo është provokuar nga konvulsionet e vazhdueshme të Lesia Tsurenkos në fushë, nga pika e parë deri në pikën e fundit. Donna mendon se nuk është lojë e ndershme",- tha komentuesi i ndeshje në transmetim.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll