Sport

VIDEO/ Pasi kishte ndalur dy penallti, gjyqtari ndëshkon me karton të kuq portierin protagonist, për vonesë të lojës!...

Vlen të theksohet, se skuadra mike Portimonense, humbi dy penallti në këtë ndeshje, në minutën e 54-t me Junior dhe në të 82-tën me Matos, ndërkohë që në portë ishte braziliani Rogrigo Mouro.

12 Mars 2023, 17:19 Nga DOSJA
VIDEO/ Pasi kishte ndalur dy penallti, gjyqtari ndëshkon me karton të

PORTUGALI - Episodi i rrallë ka ndodhur në ndeshjen Chaves-Portimonense (2-0) për javën e 24-të të kampionatit portugez.

Rodrigo Moura pa kartonin e dytë të verdhë në minutën e 88-të dhe më pas kartonin e kuq, duke e lënë Chaves të luajë me 10 lojtarë. Portieri i Chaves ishte protagonist i një rasti jashtëzakonisht të rrallë në futbollin botëror: ndëshkimi, me kartonin e dytë të verdhë, për vonesë të topit në lojë. 

Është parë rrallë, por arbitri Manuel Mota e konsideroi rastin adekuat. Portieri brazilian, Moura, i cili kishte parë tashmë kartonin e parë të verdhë pas ekzekutimit të një penalltie, përfundoi pa qenë në fushë deri në fishkëllimën e fundit, duke u treguar mosbesues ndaj arbitrit të ndeshjes kundër Portimonense. 

Chaves e ruajti epërsinë dhe fitoi me rezultatin 2-0. Vlen të theksohet fakti, se skuadra mike Portimonense, humbi dy penallti në këtë ndeshje, në minutën e 54-t me Junior dhe në të 82-tën me Matos, ndërkohë që në portë ishte braziliani Rogrigo Moura.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll