Sport

Stafi dhe futbollistët përfundojnë në spital, aksidentohet autobuzi i skuadrës turke…

Të aksidentuarit u shoqëruan menjëherë për në spital, ndërsa një prej lojtarëve iu desh t’i nënshtrohej ndërhyrjes kirurgjikale, theksohet në deklaratën e klubit

12 Mars 2023, 14:16 Nga DOSJA
Stafi dhe futbollistët përfundojnë në spital, aksidentohet

TURQI - Në orët e para të mëngjesit të sotëm, teksa po kthehej nga transferta me Ofspor, autobuzi i skuadrës së kategorisë së tretë turke, Alanya Kestelspor, është aksidentuar, duke u përplasur fillimisht me paretet e rrugës dhe pastaj përmbysur.

13 lojtarë, trajneri dhe asistenti i tij, të cilët ishin në të, pësuan lëndime gjatë aksidentit teksa për fat të mirë nuk pati asnjë jetë të humbur. Në deklaratën e klubit, thuhet se të aksidentuarit u shoqëruan menjëherë për në spital, ndërsa theksohet se një prej lojtarëve iu desh t’i nënshtrohej ndërhyrjes kirurgjikale, duke qenë edhe në një gjendje më kritike se pjesa tjetër e stafit dhe lojtarëve të aksidentuar.

 “Pas aksidentit të plagosurit janë dërguar në spitalet e rajonit dhe ka nisur trajtimi i tyre. Falë Zotit nuk humbëm asnjë jetë në këtë aksident të rëndë, i cili na trishtoi të gjithëve. Një nga lojtarët tanë u dërgua në Spitalin Universitar Akdeniz për operacion dhe një lojtar tjetër i yni u dërgua tek trajnimi dhe kërkimi Universitar i Alanya Alaaddin Keykubat. Ai iu nënshtrua një operacioni. Trajtimi i lojtarëve të tjerë dhe ekipit tonë teknik vazhdon”, shkruhej në komunikatën e Alanya Kestelspor.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll