Sport

Humb jetën ‘atleti’ 21-vjeçar, sapo kaloi finishin e gjysmëmaratonës së Elçes...

Ai ishte 21 vjeç dhe pse ia dha ndihma e shpejtë kur u rrëzua pasi kaloi vijën e finishit, shërbimet mjekësore nuk kanë mundur ta kthejnë në jetë të riun.

12 Mars 2023, 15:45 Nga DOSJA
Humb jetën ‘atleti’ 21-vjeçar, sapo kaloi finishin e

SPANJE - Një vrapues 21-vjeçar humbi jetën këtë të dielë, pasi u rrëzua në vijën e finishit të gjysmëmaratonës Elche, kanë konfirmuar burimet nga organizatorët e këtij eventi sportiv.

‘Atleti’ amator, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur, është rrëzuar pasi ka kaluar vijën e finishit dhe është trajtuar nga shërbimet shëndetësore, të cilët janë përpjekur ta ringjallin. I riu është transferuar me urgjencë në spitalin e përgjithshëm të Elçes, ku është çertifikuar edhe humbja e jetës.

Gjysmëmaratona e Elçes, e cila festoi edicionin e saj të 50-të, ka pasur pjesëmarrjen e 3.200 sportistëve dhe në këtë edicion është shënuar nga temperaturat e larta, pasi ato kanë arritur mbi 30 gradë.

Gjatë saj ka pasur raste të fikti dhe goditjes së nxehtësisë, që janë trajtuar nga shërbimet shëndetësore të organizatorëve të ngjarjes.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll