Sport

Arsenali nuk ndalet, godet tri herë ‘me top’ Fulham! Casemiro “tradhëton” United...

Fitorja e sotme e rikthen në 5 pikë diferencën mes Arsenalit kryesues dhe Manchester City, i cili fitoi 1-0 ndaj Crystal Palace

12 Mars 2023, 17:46 Nga DOSJA

Arsenali nuk ndalet, godet tri herë ‘me top’ Fulham! Casemiro

ANGLI - Arsenali vazhdon të marshojë drejt titullit në Premier League. Në javën e 27-të skuadra e Mikel Artetës triumfoi 0-3 përballë Fulhamit. Gjithçka u zgjidh në 45 minutat e para. VAR-i anuloi golin e Gabriel Martinellit, por Arsenali nuk u ndal.

Fantastik ishte Leandro Trossard, i cili dhuroi tri asiste për Gabriel, Martinellin dhe kapitenin Odegaard. Belgu u fut në historinë e Premier League si futbollisti i vetëm, që dhuron tri asiste në pjesën e parë të një dueli të luajtur në transfertë.

Në pjesën e dytë u fut në fushë hyri edhe Gabriel Jesus, i cili ka lënë pas krahëve dëmtimin e rëndë. Fitorja e sotme e rikthen në 5 pikë diferencën mes Arsenalit kryesues dhe Manchester City.

Manchester United nuk shkoi më shumë se një barazim 0-0 përballë Southampton në Old Trafford. “Djajtë e Kuq” luajtën me një lojtar më pak prej minutës së 34-t, moment kur Casemiro u ndëshkua me karton të kuq. Pika i shërbeu më shumë “Shenjtorëve”, që po garojnë për objektivin mbijetesë.

Arsenali nuk ndalet, godet tri herë ‘me top’ Fulham! Casemiro

Pa fitues u mbyll edhe West Ham-Aston Villa (1-1). Dy golat u realizuan në pjesën e parë. Ollie Watkins kaloi në avantazh skuadrën e Unai Emery, por vendasit evituan humbjen falë golit të Mohamed Said Benrahma.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll