Sport

Real Madrid bën ‘diplomatin’ për ‘skandalin Negreira’… ia le në dorë drejtësisë

Real Madrid ka lëshuar një deklaratë në lidhje me pretendimin se Barcelona i ka dhënë ryshfet Jose Maria Negreira, zëvendëskryetar i Bordit të Gjyqtarëve.

12 Mars 2023, 15:22 Nga DOSJA

SPANJE - Prokuroria katalanase ka hapur një hetim kundër Barcelonës, dy ish-presidentëve dhe disa drejtuesve të klubit ‘blaugrana’. Rreth këtyre zhvillimeve, Real Madrid u mblodh sot dhe publikoi një deklaratë në faqen e tij zyrtare për atë që ka ndodhur.

Në të thuhet: “Ne kemi shqyrtuar ankesat penale të bëra kundër ish-presidentëve të Barcelonës, Josep Maria Bartomeu dhe Sandro Rosell dhe ish-menaxherëve të tyre Albert Soler dhe Oscar Garcia dhe ish-zv.presidentit të Bordit të Arbitrazhit, José Maria Negreira, të cilët janë akuzuar për korrupsion.

Ne si klub i Real Madridit, shprehim shqetësimin tonë të thellë për seriozitetin e akuzave. Ripërtërijmë besimin në funksionimin e drejtësisë dhe njoftojmë se do të marrim pjesë në procedurat e nevojshme sapo të nisë procesi gjyqësor”.

Real Madrid bën ‘diplomatin’ për ‘skandalin

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll