Aktualitet

Zvarritet gara për Prokurorin e Përgjithshëm, KLP përplaset me KP, shtyhet mbledhja, shkak Olsian Çela

23 Shtator 2019, 08:55 Nga DOSJA
Zvarritet gara për Prokurorin e Përgjithshëm, KLP përplaset

Tiranë- Mbledhja e KLP-së për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm, e cila ishte parashikuar të zhvillohej ditën e sotme në orën 12:00 është shtyrë. Shkak është bërë, pasi nuk ka mbërritur zyrtarisht letra e Komisionerit Publik për kandidatin për pozicionin e Prokurorit të Përgjithshëm, Olsian Çelën.

“Për shkak se deri në momentin e zhvillimit të mbledhjes plenare të KLP e parashikuar për sot në orën 12.00 nuk ka mbërritur zyrtarisht letra e Komisionerit Publik për ankimimin ose mos ankimimit e vendimit të KPK së datës 4 Shtator 2019 për kandidatin për pozicionin e Prokurorit të Përgjithshëm, z. Olsi Çela, mbledhja e Këshillit shtyhet për ditën e mërkurë në orën 10.00.”, njofton KLP-ja.

Për këtë ka reaguar edhe Komisioneri Publik, i cili sqaron se afati për shqyrtimin e ankimimit mbaron sot. “Nisur nga fakti që afati 15-ditor, në rastin konkret, mbaronte më datë 21.9.2019, ditë e shtunë,  bazuar në nenin 148 të Kodit të Procedurës Civile dhe nenit 56 të Kodit të Procedurave Administrative, afati për paraqitjen e ankimit mbaron ditën e punës që vjen pas asaj të pushimit, pra sot, e hënë, datë 23.9.2019”, thuhet në reagim.

Në garë për këtë post janë Arta Marku, Olsian Çela, Fatjona Memçaj dhe Lulzim Allushaj. Disa ditë më parë kreu i KLP-së Gent Ibrahimi deklaroi se brenda muajit shtator do të miratohet lista e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm. Ai theksoi se SPAK mund të ngrihet edhe me më pak se 10 anëtarë.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gara per prokuror te pergjithshem olsi çela gara per prokuror te pergjithshem olsi çela

Sondazh

Poll