Shqipëria 2 ditë në dridhje, 300 lëkundje sjellin panik tek qytetarët. Mbi 915 banesa të dëmtuara
23 Shtator 2019, 07:11Nga DOSJA
TIRANË- Prej ditës së shtunë vendi ynë është përfshirë nga një valë tërmetesh. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit kanë rënë 300 tërmete. Nga informacionet e deritanishme mësohet se pjesa më e madhe e tërmeteve kanë qenë nën 3 ballë i shkallës rihter, dhe nuk janë ndjerë nga qytetarët.
Nga Ministria e Shëndetësisë është bërë publike dhe numri i të plagosurve, ku mësohet se janë mbi 132. Po ashtu në një deklaratë për mediat ministrja Ogerta Manastirliu, ka bërë me dije se vetëm 10 prej tyre po qëndrojnë ende në spital, pasi kanë dëmtime të tjera.
Ndërkohë nga ana tjetër mësohet se shumë banesa kanë pësuar demtime të rënda, por ende nuk është bërë një bilanc i plotë i dëmtimeve. Nga të dhnëat zyrtare deri tani që bëhen të ditura nga ministria e mbrojtjes se janë 915 banesa dhe pallate të dëmtuara. “Janë kontaktuar ose po kontaktohen nga ekipe, të cilave u janë atashuar edhe specialistë të institutit të ndërtimit, psikologë dhe punonjës socialë”, u shpreh Xhaçka në një njoftim për mediat.
Në terren janë shpërndarë dhjetëra ekipe të shtabeve të emergjencave pranë prefekturave e bashkive. Strukturat e shtetit bëjnë me dije se janë 1400 efektivë të Policisë së Shtetit, disa qindra efektivë të Policive Bashkiake të Durrësit e Tiranës, 500 efektivë të Forcave të Armatosura që janë atashuar pranë ekipeve të terrenit apo në gjendje gatishmërie sipas nevojës.
Tërmeti i fundit i fortë ka rënë mbrëmë rreth orës 21:00 në darkë, ku është ndjerë në zonën e Tiranës dhe Durrësit. Epiqendra e tërmetit që ra mbrëmë është afruar Tiranës, pasi ka qenë në Vorë dhe jo më në Adriatik. Tërmete të tjera kanë rënë dhe gjatë natës, por magnituta ka qenë shumë e vogël, më pak se 3 ballë.
(A.B. Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Milot- Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident i rëndë në autostradën Fushë-Krujë-Milot, pranë kryqëzimit të Patokut, ku janë plagosur 4 persona.Mësohet se nj...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka uruar mëngjesin me një foto të një këlyshi duke bërë edhe thirrje për qetësi.Në postimin e tij në Facebook, Meta shkruan se...
TIRANË- Ish-kryetarja e Forumit Rinor Euro Socialist, Joleza Koka ka dhënë këshillën e saj pas tërmeteve që kanë rënë në vend kohët e fundit. Me anë të një...
TIRANË- Këto janë titujt kryesorë në mediet online më të rëndësishme në Shqipëri.Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po...
GJERMANI- Profesor Frederik Tilmann, drejtues i sektorit të sizmologjisë në Qendrën gjermane të Studimeve Gjeologjike (GFZ) në Potsdam mbi arsyet e tërmeteve në...
Tiranë- Pas tërmetit të fuqishëm që goditi vendin pasditen e së shtunës, kryeministri Edi Rama deklaroi se sistemi i emergjencave dhe ndjekja e situatës në ter...
Dëshira e shqiptarëve për të ikur nga vendi nuk po ka të ndalur, përkundrazi është ringjallur sërish në 2019-n. Sipas të dhënave të Zyrës Europiane të Mbështetj...
Lajmi i rremë, i cili përhapi panik në të gjithë Tiranën dhe Durrësin është përgënjeshtruar edhe nga Qendra Europiane e Sizmiologjisë. Në një reagim në Twitter,...
TIRANË– Ministri i Brendshëm Sandër Leshaj ka reaguar pas shoqërimit të dy gazetarëve që publikuan lajmin për parashikimin e rremë të një tërmeti.Në ...
TIRANË– Policia e Tiranës ka shoqëruar dy gazetarët, të cilët kanë publikuar lajmin se një tërmet i fortë do të trondiste Shqipërinë në orën 23:30 të mbrëm...