Aktualitet

Aksident në Milot/ Makina del nga rruga, plagosen 4 anëtarët e familjes, 1 niset me urgjencë drejt Traumës

23 Shtator 2019, 07:11 Nga DOSJA
Aksident në Milot/ Makina del nga rruga, plagosen 4 anëtarët e

Milot- Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident i rëndë në autostradën Fushë-Krujë-Milot, pranë kryqëzimit të Patokut, ku janë plagosur 4 persona.

Mësohet se një mjet tip “Ford” me targa “AA 453 hi”ka dalë nga rruga dhe është përplasur me pjesë betoni që ndodhej anës rrugës. Një prej të plagosurve është në gjendje të rëndë shëndetësore  dhe është nisur me urgjencë drejt Tiranës. Në makinë ndodheshin 5 anëtarët e një familje nga Kukësi, vjehrri, vjehrra, nusja, djali dhe nipi i vogël.

Dyshohet që drejtuesi i mjetit ishte i përgjumur, ndërsa policia ende nuk ka dhënë identitetin e personave të plagosur. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Shkodër. Makina përplasi për vdekje këmbësorin Zef Uka.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 4 persona të plagosur në milot aksident në milot aksidentohet familja nga kukësi 4 persona të plagosur në milot aksident në milot aksidentohet familja nga kukësi

Sondazh

Poll