Aktualitet

Paniku nga tërmetet/ Dom Gjergj Meta apel për qetësi: E nesërmja s’është në dorën tonë, jetoni të sotmen

23 Shtator 2019, 08:27 Nga DOSJA
Paniku nga tërmetet/ Dom Gjergj Meta apel për qetësi: E

Shqipëri- Dom Gjergj Meta, Drejtuesi i Dioqezës së Rrëshenit ka reaguar për çështjen e tërmete në vend. Ai shkruan në “Facebook” se parimi kryesor që duhet të ndiqet është  ndarja e “ligjësisë së natyrës me atë të ligësisë njerëzore”.

“Jeta jetohet sot. E nesërmja nuk është në dorën tonë. Ta lëmë natyrën në ligjësinë e saj e të mos e kompromentojmë me ligësinë tonë. Ne kemi në dorë të ndërtojmë marrëdhënie të mira me njëri-tjetrin: kjo është natyra jonë. Toka, universi ka ligjësitë e veta e i rregullon vetë. Po ta keni vënë re sot në mëngjes dielli ka lindur përsëri e toka rrotullohet rreth tij. E do të vazhdojë të jetë kështu.”, shprehet ai.

Mesazhi i plotë:

Mos ta ngatërrojmë ligjësinë me ligësinë. Të dashur miq, pas kësaj fundjave plot panik, i ligjshëm pjesërisht, por pjesërisht i pajustifikuar, sidomos kur përhapet nga njerëz të papërgjegjshëm, ndjej t’ju uroj një javë të bukur.

Jeta jetohet sot. E nesërmja nuk është në dorën tonë. Ta lëmë natyrën në ligjësinë e saj e të mos e kompromentojmë me ligësinë tonë. Ne kemi në dorë të ndërtojmë marrëdhënie të mira me njëri-tjetrin: kjo është natyra jonë. Toka, universi ka ligjësitë e veta e i rregullon vetë. Po ta keni vënë re sot në mëngjes dielli ka lindur përsëri e toka rrotullohet rreth tij. E do të vazhdojë të jetë kështu.

Të marrim në dorë universin tonë njerëzor. Ne kemi në dorë ta bëjmë dashurinë forcën tërheqëse të këtij universi njerëzor, duke dashur Zotin dhe njëri-tjetrin. Kështu do të krijojmë komunitet solidar që kthehet në shpresë për të gjithë dhe kemi shumë nevojë, sidomos në çaste të vështira. Lart zemrat e vazhdojmë rrugëtimin! Ditë të bukur!

Një tërmet i fortë ka goditur Shqipërinë ditën e shtunë. Sipas IGJEUM forca e tërmetit ka qenë me manginutë 5.8 ballë i shkallës rihter me epiqendër në detin Adriatik afër qytetit të Durrësit. Lëkundjet kanë qenë të forta dhe janë dëmtuar më shumë se 900 banesa dhe janë lënduar mbi 110 persona. Prej dy netësh qytetarët janë ndjerë të frikësuar dhe një pjesë e tyre ka braktisur banesat dhe po flenë në çadra e ngritura nga Emergjencat. Qeveria ka nisur punën duke ngritur grupet e punës për verifikimin e dëmeve në terren.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dom gjergj meta termet i forte ne shqiperi dom gjergj meta termet i forte ne shqiperi

Sondazh

Poll