Aktualitet

Aksident i rëndë në Shkodër, makina përplas për vdekje një këmbësor (EMRI+VIDEO)

23 Shtator 2019, 07:23 Nga DOSJA
Aksident i rëndë në Shkodër, makina përplas për

Shkodër- Mëngjesin e sotëm një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Lezhë- Shkodër, në fshatin Plezhë. Mësohet se një makinë ka përplasur për vdekje një këmbësor.

Dosja.al mëson se viktima është Zef Uka, 63-vjeç nga fshati Hajmël i Vaut të Dejës, i cili u përplas për vdekje nga 26-vjeçari me iniciale Rr.B.

Viktima ishte duke kaluar rrugën në momentin që është përplasur nga makina. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

Po kështu një aksident tjetër me 4 të plagosur ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Milot. Mësohet se një mjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me pjesë betoni që ndodhej anës rrugës.

Njoftimi i policisë:

Më datë 23.09.2019, ora 08:45, në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, në vendin e quajtur Paçram, mjeti tip Fiat, me drejtues shtetasin Rr. B. 26 vjeç banues në Ishull  Lezhë, ka aksidentuar me vdekje këmbësorin Z. U. 63 vjeç banues në fshatin Paçram, Vau i Dejës.

Drejtuesi mjetit do shoqërohet në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër për veprime të mëtejshme. Veprimet po kryhen me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksident i rëndë në lezhë humb jetën kalimtari në lezhë zef uka aksident i rëndë në lezhë humb jetën kalimtari në lezhë zef uka

Sondazh

Poll