Aktualitet

Pas tërmeteve Meta bën thirrje për qetësi, poston foton me qen: T’i kthehemi jetës së përditshme

23 Shtator 2019, 07:05 Nga DOSJA
Pas tërmeteve Meta bën thirrje për qetësi, poston foton me

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka uruar mëngjesin me një foto të një këlyshi duke bërë edhe thirrje për qetësi.

Në postimin e tij në Facebook, Meta shkruan se pas tërmeteve është me rëndësi që t’i kthehemi jetës së përditshme. 

“Mirëmëngjes të dashur miq, Me rëndësi është t’i kthehemi jetës së përditshme dhe qetësisë në familjet tona! Ju uroj një javë të mbarë!,”-shkruan Meta.  

Postimi i plotë:

Një tërmet i fortë ka goditur Shqipërinë ditën e shtunë. Sipas IGJEUM forca e tërmetit ka qenë me manginutë 5.8 ballë i shkallës rihter me epiqendër në detin Adriatik afër qytetit të Durrësit. Lëkundjet kanë qenë të forta dhe janë dëmtuar më shumë se 900 banesa dhe janë lënduar mbi 110 persona.

Prej dy netësh qytetarët janë ndjerë të frikësuar dhe një pjesë e tyre ka braktisur banesat dhe po flenë në çadra e ngritura nga Emergjencat. Qeveria ka nisur punën duke ngritur grupet e punës për verifikimin e dëmeve në terren.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ilir meta termet i forte ne shqiperi ilir meta termet i forte ne shqiperi

Sondazh

Poll