Aktualitet

Joleza Koka ‘godet’ sërish, tregon se si të shpëtoni nga tërmeti: Dyert duhet ta kenë hapjen nga jashtë

23 Shtator 2019, 06:54 Nga DOSJA
Joleza Koka ‘godet’ sërish, tregon se si të shpëtoni

TIRANË- Ish-kryetarja e Forumit Rinor Euro Socialist, Joleza Koka ka dhënë këshillën e saj pas tërmeteve që kanë rënë në vend kohët e fundit. 

Me anë të një statusi në Facebook, Joleza shkruan se rënia e tërmeteve ishte një leksion se pse dyert duhet ta kenë hapjen nga jashtë gjithmonë.

Sot ishte një leksion se pse dyert duhet ta kenë hapjen nga jashtë gjithmonë. Po të jetë hapja nga brenda njerëzit nga paniku mund të shtyhen tek dera dhe të ngecin aty,”-shkruan Joleza. 

Një tërmet i fortë ka goditur Shqipërinë ditën e shtunë. Sipas IGJEUM forca e tërmetit ka qenë me manginutë 5.8 ballë i shkallës rihter me epiqendër në detin Adriatik afër qytetit të Durrësit. Lëkundjet kanë qenë të forta dhe janë dëmtuar më shumë se 900 banesa dhe janë lënduar mbi 110 persona.

Prej dy netësh qytetarët janë ndjerë të frikësuar dhe një pjesë e tyre ka braktisur banesat dhe po flenë në çadra e ngritura nga Emergjencat. Qeveria ka nisur punën duke ngritur grupet e punës për verifikimin e dëmeve në terren.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet joleza koka termet i forte ne shqiperi joleza koka termet i forte ne shqiperi

Sondazh

Poll