Aktualitet

Shqipëria nuk gjen qetësi, dy tërmete të tjerë në orët e para të mëngjesit (EPIQENDRAT)

23 Shtator 2019, 08:13 Nga DOSJA
Shqipëria nuk gjen qetësi, dy tërmete të tjerë në

TIRANË– Lëkundjet e tokës nuk kanë ndaluar as gjatë natës në vend. Sipas agjensive të huaja të matjes së tërmetit, një tërmet ka rënë në Patok dhe një tjetër në detin Adriatik.

Tërmeti i parë, në Patok, është regjistruar në orën 21:55, magnituda ka qenë 2.6 dhe thellësia 24 km. Ndërsa tërmeti i dytë është regjistruar në orën 02:27, në detin Adriatik, magnituda e të cilit ka qenë 3.3 dhe thellësia 16 km.

Një tërmet i fortë ka goditur Shqipërinë ditën e shtunë. Sipas IGJEUM forca e tërmetit ka qenë me manginutë 5.8 ballë i shkallës rihter me epiqendër në detin Adriatik afër qytetit të Durrësit. Lëkundjet kanë qenë të forta dhe janë dëmtuar më shumë se 900 banesa dhe janë lënduar mbi 110 persona.

Prej dy netësh qytetarët janë ndjerë të frikësuar dhe një pjesë e tyre ka braktisur banesat dhe po flenë në çadra e ngritura nga Emergjencat. Qeveria ka nisur punën duke ngritur grupet e punës për verifikimin e dëmeve në terren.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet termet i forte ne shqiperi termet i forte ne shqiperi

Sondazh

Poll