Bota

Dolën në protestë për të larguar nga pushteti Presidentin Sisi, policia arreston dhjetëra njerëz në Egjipt

22 Shtator 2019, 13:20 Nga DOSJA
Dolën në protestë për të larguar nga pushteti

KAJRO- Ditën e djeshme mijëra qytetarë dolën të protestonin kundër qeverisë së Presidentit Abdelfettah Al Sisi në Egjipt, ndërsa policia i ka shpërndarë duke përdorur gaz lotsjellës.

Gjithashtu bazuar në mediat e huaja është mësuar se nga protestat e dhunshme në Kajro janë arrestuar nga policia disa protestues.

Protestuesit egjiptian të mbledhur në sheshin Tahrir, i cili njihet si vendi që krijoi  ‘Pranverën Arabe Egjiptiane’, nuk janë ndalur për disa orë në tubime për largimin nga pushteti të Presidentit.

Skena e krijuar ditën ditën e djeshme në Kajro, ngjasonte me situatën e krijuar në vitin 2011 kur qytetarët kërkonin të rrëzonin nga pushteti prersidentin e asaj kohe, derisa e rrëzuan regjimin e Hosni Mubarak.

Burimi: France24

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota arrestohen dhjetëra qytetarë egjipti protestat kunder presidentit arrestohen dhjetëra qytetarë egjipti protestat kunder presidentit

Sondazh

Poll