Bota

Netflix shpenzon mbi 500 milionë dollarë, për 50 filma dhe seriale të reja angleze

22 Shtator 2019, 10:42 Nga DOSJA
Netflix shpenzon mbi 500 milionë dollarë, për 50 filma dhe

SHBA-  Netflix ka bërë të ditur buxhetin e tij për vitin 2019, dhe të tërë kanë qenë të shokuar kur kanë kuptuar se Netflix ka shpenzuar mbi 500 milionë dollarë për prodhimin e 50 filmave dhe serialeve të cilat do të prodhohen në Angli.

Netflix është një nga trendet e momentit më të shikuara në botë, dhe është konkuruese me firmën e njohur Disney e madje edhe me Apple.

Black mirror, Sex education dhe The Crown janë serialet momentale më të ndjekura në Netflix, dhe vijnë të treja nga Anglia.

Në 2020 Netflix pritet të shpenzojë rreth 15 bilionë dollarë në blerjen dhe krijimin e filmave dhe serialeve të reja.

Në total Netflix fiton vetëm 5 përqind në ditë të audiencës globale, diçka kjo që e ka shtyrë Netflixin të marrë edhe një risk tjetër të madh për të rritur produksionet Europiane.

Në 2019, Netflix ka krijuar rreth 221 produksione Europiane, të cilat i kanë kushtuar Netflix-it rreth 1 bilion dollarë.

Burimi: The Guardian 

E.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota angli netflix produksion angli netflix produksion

Sondazh

Poll