Bota

Rindizen protestat në Hong Kong, qytetarët shkatërrojnë flamurin kinez

22 Shtator 2019, 12:04 Nga DOSJA
Rindizen protestat në Hong Kong, qytetarët shkatërrojnë

HONG KONG- Aktivistët në Hong Kong kanë shkatërruar një flamur kinez dhe kanë bërë gjeste vandale në një qendër tregtare këtë fundjavë, ku numërohen plotë 16 javë protesta antiqeveritare në vend.

Nga fotot dhe videot që u publikuan nga mediat e huaja u pa që një flamur kinez ishte shkelur nga protestuesit, djegur e më pas e kanë hedhur.

Policia ka reguar kundër tubimeve dhe protestave të dhunshme në Hong Kong, teksa ka përdorur gazin lotsjellës për të shpërndarë turmat.

Protestat e gjata në Kong Kong u nxitën nga një projekt-ekstradim i tërhequr tani, ku morën pjesë në një fushatë më të gjerë pro-demokracie.

Çështje të tilla si votimi universal, një kërkesë për hetim mbi veprimet e policisë dhe përfshirja e pretenduar e bandave në kundërshtimin e protestave kanë dalë në pah.

Fushata e zhvilluar kryesisht nga të rinjtë, si filim ishte shumë paqësore, por më pas nisi të bëhej gjithnjë e më e dhunshme.

Trazirat janë bërë sfida më e madhe për sundimin e Kinës që kur sovraniteti i Hong Kongut u dorëzua nga Britania në 1997.

Hong Kongu,  është pjesë e Kinës, por gëzon “liri të veçanta”. Ato do të jenë me liri të vecanta deri në  2047, dhe nga ky vit qytetarët e Hong Kongut nuk duan të bëhen “një qytet tjetër kinez”.

Burimi: BBC

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota kine protestat ne hong kong qytetarte djegin flamurin kinez kine protestat ne hong kong qytetarte djegin flamurin kinez

Sondazh

Poll