Bota

Gjen vdekjen teksa i propozonte të dashurës së tij për martesë

22 Shtator 2019, 09:59 Nga DOSJA

TANZANI– Një djalë amerikan ka gjetur vdekjen në mënyrë tragjike teksa po i propozonte të dashurës së tij për martesë.

Steven Webster dhe e dashura e tij Kenesha Aintone po kalonin pushimet e tyre në një resort nënujor në ishullin e Pembës, në Tanzani, teksa djalit i vajti në mendje t’i bënte një surprizë vajzës, dhe t’i propozonte për martesë.

Kenesha po qëndronte në kabinën e tyre nën ujore, kur djali iu shfaq në xhamin e kabinës, duke notuar përballë saj me një letër në dorë që lexonte propozimin e tij për martesë, më pas ai nxori një unazë nga xhepi i tij, dhe nisi të notonte për t’u kthyer sërisht në sipërfaqe.

Por fatkeqsisht dhe pse vajza e pranoi propozimin e tij martesa e tyre nuk mundi të finalizohej kurrë, pasi djali nuk ja doli të dilte më i gjallë nga deti.

Çifti kishte rezervuar për 4 netë qëndrim në hotel, ku secila prej tyre kushtonte më tepër se 1700 dollarë.

Policia po merret me zbardhjen e ngjarjes, ndërsa stafi i hotelit thotë se çdo gjë ndodhi shumë shpejt dhe ata nuk mund të bënin asgjë për ta ndihmuar djalin.

Burimi:The Guardian 

E.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota tanzani tragjike tanzani tragjike

Sondazh

Poll