Bota

Një panterë e zezë shëtit e lirë nëpër rrugët e Parisit, alarmohen banorët

22 Shtator 2019, 12:19 Nga DOSJA

Paris – Disa puntorë ndërtimi kanë ngelur të shokuar kur kanë parë një panterë të zezë e cila endej e lirë nëpër ndërtesat e qytetit.

Zjarrëfikësja dhe një veteriner kanë arritur direkt në vëndngjarje pas ankesave të shumta të banorëve të cilët kishin raportuar se një mace e madhe dhe e zezë po endej nëpër dritaret e shtëpive të tyre.

Ende nuk dihet qartë sesi përfundoi pantera e zezë në majë të ndërtesave të qytetit.

A ishte nën pronësinë e dikujt, apo kishte ikur nga kopshti zologjik i qytetit, kjo nuk është zbuluar ende.

Policia po kujdeset që aksidente të tilla të mos ndodhin më, sepse vënë në rrezik jetën e banorëve.

Burimi:Huffpost

E.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota france pantere paris france pantere paris

Sondazh

Poll