Bota

Me dhjetëra njerëz mblidhen në zonën 51 në Teksas, por alienët nuk duken gjëkundi

22 Shtator 2019, 12:08 Nga DOSJA

Hiko, Nevada– Rreth 75 njerëz janë mbledhur këtë fundjavë në zonën ushtarake 51 në Teksas, me arsyen për të gjetur prova të jetës jashtë tokësore.

Njerëzit mendojnë se qeveria Amerikane dhe bazat ushtarake në vënd, mbajn sekret dhe fshehin provat e egzistencës së jetës jashtëtokësore.

Dy persona janë burgosur pasi kanë shkelur ligjet e vendosura të bazës, si përshembull kalimi i hekurave rrethues apo urinimi pranë objekteve në bazë.

Në qershorin e këtij viti , njerqzit krijuan një lëvizje në internet të quajtur ‘ Storm Area 51’ . Mbi 30’000 njerëz priten të hynë në zonën 51 pa përfunduar ende ky vit.

Baza ushtarake thotë se njerëzit lejohen të afrohen deri tëk kangjellat rrethues, por nëse ata përpiqen ti kalojnë ato , atëherë ushtarët në bazë kanë të drejtë ti burgosin, dhe të bëjnë çmos për sigurinë e bazës.

Komandanti ushtarak u shpreh se në bazë nuk ka asgjë për të fshehur, dhe se e gjithë kjo levizje madhore e njerëzve është qesharake , pasi zona 51 është thjesht një bazë ushtarake si gjithë të tjërat.

Nga qershori deri tani të paktën 1500 njerëz janë shfaqur herë pas here në zonën ushtarake nëpër turma të vogla.

Burimi: Huffpost 

E.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota alien jashtetokesoret teksas zona 51 alien jashtetokesoret teksas zona 51

Sondazh

Poll