Bota

Qeveria amerikane rrit ndjeshëm sanksionet ndaj Iranit

22 Shtator 2019, 10:21 Nga DOSJA
Qeveria amerikane rrit ndjeshëm sanksionet ndaj Iranit

SHBA- Pas paralajmërimit që bëri Presidenti amerikan Donald Trump, të shtunën qeveria e SHBA me urdhërin e Trump kanë vendosur sanksionet ndaj Bankës Qendrore të Iranit, Fondin Kombëtar të saj të Zhvillimit gjithastu edhe kompanisë “Etemad Tejarat Pars” me bazë në Iran, ku sipaas informacioneve mësohet të jetë e lidhur me blerje armatimesh.

Sekretari Shtetit, Michael Pompeo  pas këtij vendimi sqaroi përmes një deklarate edhe detajet mbi sanksionet e sapo vëna ndaj Iranit.

Në një përpjekje të dështuar për të krijuar probleme në ekonominë globale, Republika Islamike e Iranit sulmoi Mbretërinë e Arabisë Saudite. Ky akt agresioni ishte i sofistikuar në mënyrën se si u planifikua dhe i pacipë në mënyrën se si u ekzekutua. Provat tregojnë Iranin dhe vetëm Iranin si autor të sulmit. Si rezultat Presidenti Trump udhëzoi administratën e tij të rrisë ndjeshëm sanksionet tashmë historike ndaj sponsorit kryesor të terrorizmit në botë”, thuhej në deklaratën e sekretarit Pompeo.

Por nga ana tjetër qeveria e Iranit e ka kundërshtuar kategorikisht të ketë qenë e përfshirë në sulmin e madh në rafineritë e naftës një javë më parë në Arabinë Saudite, duke shtuar se sulme të tjera do të shkaktonin luftë mes të gjitha fronteve.

Burimi: Irishtimes

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota iran rrit sanksionet ndaj iranit shba trump iran rrit sanksionet ndaj iranit shba trump

Sondazh

Poll