Bota

Macron aprovon reformën e pensioneve, rinisin protestat e jelekëverdhëve në Paris, arrestohen 65 njerëz

22 Shtator 2019, 09:57 Nga DOSJA
Macron aprovon reformën e pensioneve, rinisin protestat e

PARIS-  Nisin  protestat sërish në Paris vetëm pak kohë pasi Presidneti francez, Emmanuel Macron miratoi Reformën e Pensioneve.

Mijëra jelekëverdhë këtë fundjavbë mbushën rrugët e Parisit në kundërshtim të ligjit për pensionet që ai miratoi.

Por foracat policore kanë monitoruar të gjithë zonë, ku automjetet e blinduara të xhandarmërisë dhe furgonët e blinduar kanë qenë gjatë gjithë zhvillimit të protestës në Paris.

Nga tubimet masive dhe thirrja e protestuesve jelekverdhë “E gjithë Franca në Paris”, ka bërë që policia të arrestojë 65 persona, 4 të tjerë janë gjobitur dhe janë kontrolluar rreth 600 qytetarë.

Duke qenë se protesta e jelekverdhëve erdhi direkt pas miratimit të ligjit të pensioneve, policia ka shpërndarë turmat duke përdorur kundra tyre gaz lotsjellës.

Edhe një javë  më parë  u pa që të moshurit francezë por jo vetëm dolën në protesta kundër reformës së pensioneve që kërkonte të miratonte Macron në Parlament.(Lexo këtu.)

Burimi: Financialtimes

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota france macron paris protestat e jelekverdheve reforma e pensioneve france macron paris protestat e jelekverdheve reforma e pensioneve

Sondazh

Poll