Bota

Gruaja gëlltit unazën e fejesës në gjumë, mendova se isha në ëndërr

22 Shtator 2019, 12:45 Nga DOSJA

Kaliforni – Jenna Evans është  vajza nga Kalifornia , e cila vuan nga ecjet në gjumë.

Kjo javë nuk ishte fare e thjeshtë për Jennen e cila, një mëngjes kuptoi se ëndërra që kishte parë dje në darkë, në fakt nuk kishte qënë një ëndërr, por kishte ndodhur vërtetë.

26-vjeçarja u shpreh se e kuptoi çfarë kishte bërë, në momentin që pa se unaza e fejesës nuk ndodhej më në gishtin e saj. Vajza tregon se aty e kuptoi fare mirë që e kishte gëlltitur atë.

Nëse ke një gjumë të rëndë është e thjeshtë të shohësh ëndërra vitale, të cilat të duken sikur janë reale. Kur kjo gjë ndodh shpesh, atëherë e ke të lehtë të konfuzohesh dhe të ngatërrosh ndonjëherë realitetin me ëndërrën.

Jenna më pas shkoi me urgjencë në spital, ku mjekët ja konfirmuan se në stomakun e saj ndodhej një unazë diamanti 2,6 karat. Jenna e përjetoi të tërë eksperiencën duke qeshur, por dhe duke qarë nga dhimbja që kishte në stomak.

Pas heqjes së unazës nga stomaku i saj, historia e vajzës u bë virale dhe u trajtua si ngjarja më komike e vitit.

Burimi:Huffpost  

E.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota kalifornia unaza ne stomak kalifornia unaza ne stomak

Sondazh

Poll