Bota

“Si e ndalova autobusin i maskuar”, rrëfimi emocionues i Fatmir Limajt: I nxorra 20 marka nga xhepi, ia dhashë djalit

21 Shtator 2019, 13:49 Nga DOSJA
“Si e ndalova autobusin i maskuar”, rrëfimi emocionues i Fatmir

KOSOVË- Kandidati për kryeministër nga NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka rrëfyer detaje nga jeta e tij, të pathëna më parë.

Teksa ishte i ftuar në emisionin “N’Konak”, ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka treguar se si gjatë luftës, pas një kohe të gjatë i kishte takuar nënën dhe djalin e tij, Durimin, mirëpo pa arritur t’u fliste.

Ai bashkë bashkë me Ismet Jasharin dhe bashkëluftëtarët e tjerë kishte organizuar ta dalnin autobusin me të cilin po udhëtonin nëna e tij dhe djali vetëm për ti takuar ata.

Por, për shkak të rrethanave ishte detyruar të vinte maskë dhe të mos ekspozohej.

Limaj rrëfen se ishte futur në autobus, gjoja për kontrollë rutinë dhe i ishte ofruar nënës e të birit, pa e ditur ata se kush ishte njeriu që po u fliste me butësi.

Durimi u qu në këmbë dhe i thojke nanës shokët e babës shokët e babës, dhe më kapi mua për uniforme dhe unë dorën mbi kokë të tij dhe ja fërkojsha flokët. Por nuk më lëshojke prej dore. Edhe tash sa ka zgjatë ajo 1 minut dy, ja bëjke nanës shoku i agjit, shoku i babit, çka ka ni nëpër shpi djali i vogël”, tregon ish komandant Çeliku.

Ne në maska. Foli edhe diçka Ismeti me nanën. Unë i pata nja 20 marka, i nxorra prej xhepit dhe ja dhash Durimit. Pastaj, dalë nga dalë jam dal prej autobusit”, ka rrëfyer Limaj.

(a.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni fatmir limaj fatmir limaj

Sondazh

Poll