Politike

Propozimi i Alibeajt për kandidatët e Primareve, Paloka i prerë: Më mirë bashkëpunojmë me Ramën!

Paloka tregon vendimin e marrë.

6 Mars 2023, 21:52 Nga F.M
Propozimi i Alibeajt për kandidatët e Primareve, Paloka i prerë:
Edi Paloka

TIRANË- Kryetari i Këshillit Kombëtar të Berishës, Edi Paloka ka deklaruar prerë se nuk do të bashkëpunojnë me deputetin Enkelejd Alibeaj për zgjedhjet e 14 majit. Në një prononcim për "Open", Alibeaj tha se më mirë do të ishte bashkëpunimi me kryeministrin Edi Rama se sa me grupimin e Alibeajt. 

“Vetëm fakti që ky propozim del nga goja e Alibeajt…Kandidatët kanë dalë nga vota e anëtarësisë. Kush do ti mbështesë është i mirëpritur. Kush mendon se është mashtruar edhe së fundmi nga Alibeaj është i ftuar të na bashkohet. Nëse na duhet të bashkëpunojmë me dikë për zgjedhjet më mirë bashkëpunojmë me Ramën. Pse duhet t’i biem nga Alibeaj për të arritur tek Rama?”- tha Paloka.

Alibeaj mblodhi sot Kryesinë. Pas mbledhjes që zgjati shtatë orë, deputeti shtriu dorën për bashkëpunim me Sali Berishën. Ai u shpreh se ishte i gatshëm të bashkëpunonte në mënyrë që të dalin me kandidatë të përbashkët në zgjedhjet e 14 majit. Alibeaj ftoi kandidatët e Primareve dhe Berishën që të zhvillojnë një proces të përbashkët për zgjedhjet lokale.

edi paloka enkelejd alibeaj alibeaj mbledh kryesine 6 mars 2023

Sondazh

Poll