Politike

Takim me Berishën? Alibeaj i bën 'bisht' pyetjes: Për mua kanë rëndësi demokratët! Jam dhe ndihem drejtuesi i PD-së, të largojmë urrejtjen dhe përçarjen

I pyetur në lidhje me autorizimin e firmosur nga ish-kreu i PD-së Lulzim Basha që u pa sot në shkresën e KQZ-së, Alibeaj tha se bëhet fjalë për gjëra teknike dhe të parëndësishme. 

6 Mars 2023, 19:19 Nga F.M
Takim me Berishën? Alibeaj i bën 'bisht' pyetjes: Për
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Deputeti Enkelejd Alibeaj nuk ka preferuar të përgjigjet kur është pyetur nëse është i gatshëm të zhvillojë një takim me kryedemokratin Sali Berisha. Pas 7 orësh mbledhje me Kryesinë, Alibeaj tha se për të kanë rëndësi demokratët dhe zgjedhjet lokale që po afrojnë. Ai u shpreh se e fokusuar të gjithë energjinë e tij në gjetjen e një zgjidhjeje për të dalë fitues më 14 maj, duke shtuar se ndihet kryetari i Partisë Demokratike. Deputeti Alibeaj bëri thirrje gjithashtu për largimin e urrejtjes dhe përçarjes mes demokratëve, duke shtuar se mirëpret edhe kandidatët e dalë nga procesi i Primareve të zhvilluara nga kryedemokrati Sali Berisha. I pyetur në lidhje me autorizimin e firmosur nga ish-kreu i PD-së Lulzim Basha që u pa sot në shkresën e KQZ-së, Alibeaj tha se bëhet fjalë për gjëra teknike dhe të parëndësishme. 

Pjesë nga prononcimi: 

Enkelejd Alibeaj: Të heqim të gjithë këtë urrejtjen apo sinjalet e përçarjes. Ajo që thatë ju nuk është ajo më kryesorja. Cili është qëndrimi i PD-së sot? Të dalim me një kandidat fitues. Bazuar në vlerat që kemi pasur ndër vite. Për pyetjen që më bërë janë çështje teknikalitetesh që s'kanë pse të diskutohen sot. 

Nuk është mirë të tërhiqni paditë sot? Me atë rezulton kryetar Basha, pse nuk tërhiqet padia? Ju i njihni ligjet, kush është kryetari i partisë sot?

Enkelejd Alibeaj:Unë pranoj çdo lloj vendimi gjykate, çfarëdo lloj vendimi të ishte ai. Kam qenë unë që kam bërë jo pak por pesë herë kërkesë që gjykimi të përshpejtohet. Një politikan i mirë duhet të repsektojë ligjet. Ky vendim gjykate nuk është asgjë tjetër veçse vijim i situatës ku ndodheshim. Askush s'ka fituar. Meraku juaj nuk është meraku im. Meraku im është i të gjithë demokratëve.

Kush është kryetari i partisë?

Enkelejd Alibeaj: Jo vetëm jam por ndihem drejtuesi i PD-së, ushtruesi i detyrës që nga momenti që Basha iku. 

Pse nuk e dërguat në gjykatë, rezulton ende Basha?

Enkelejd Alibeaj: Duhet të dini që sipas ligjit, në regjistrin e partive politike regjistrohen emrat e partive dhe kur ka dorëheqje regjistrohet zgjedhja e kryetarit të ri. Që do të thotë PD-ja duhet të organizojë procesin e zgjedhjeve nga baza. Meqë e morët dhe këtë konsultë juridike, më lejoni ta them. Jeni sqaruar besoj. E fundit, po ju them dhe këtë, ashtu siç kemi thënë tre-katër muaj më parë, me formulën se si mund të zgjedhim një kandidat unik e fitues, duke mos përjashtuar as ata të dalë nga Primaret, modeli se si do zgjidhen janë të ndryshme. Kemi propozuar dhe sondazhet. Është e drejta e atyre kandidatëve tëq vijnë jo tek vula ime, as te flamuri im, por tek i tyre.

Do ta takoni Berishën?

Enkelejd Alibeaj: Për mua i rëndësishëm qytetari shqiptar dhe demokratët. 

enkelejd alibeaj alibeaj mbledh kryesine 6 mars 2023

Sondazh

Poll