Politike

Ku do i gjejë PD-ja fondet për fushatë? Noka: Kontribuojmë vetë, kemi një vit kështu

Noka tha se fondet nuk janë aspak problem, para betejës që po bën PD-ja.

6 Mars 2023, 21:14 Nga F.M
Ku do i gjejë PD-ja fondet për fushatë? Noka: Kontribuojmë
Flamur Noka

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka deklaruar se PD mbijeton me kontribute nga vetë anëtarët dhe se e njëjta gjë do të ndodhë edhe për fushatën e 14 majit. Në një intervistë për emisionin "Pa Censurë", Noka tha se fondet nuk janë aspak problem, para betejës që po bën PD-ja.

“Ne po flasim për një regjim, për një monizëm që dyshja Edi Rama-Yuri Kim duan të instalojnë. Fondet janë gjëja më e vogël përballë kësaj. Kemi një vit që mbijetojmë pa fonde. Sepse të gjithë kontribuojnë vetë. Asgjë nuk paguhet (nga selia). Sepse shpirti i njerëzve të lirë për të mbajtur gjallë pluralizmin dhe demokracinë nuk ka vdekur. Do të mbijetojmë siç kemi mbijetuar këtë një vit,"- tha Noka.

flamur noka

Sondazh

Poll