Politike

Kandidatë të përbashkët nga Primaret me vulën e PD? Flamur Noka: Nuk jemi kundër, por kemi 2 kushte, asnjë demokrat të mos rrijë në çadrën e Bravës

Noka tha se cilido nga kolegët e PD-së është i mirëpritur në grupin që mbështet kryedemokratin Sali Berisha.

6 Mars 2023, 21:16 Nga F.M
Kandidatë të përbashkët nga Primaret me vulën e PD?
Flamur Noka

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka është shprehur se nuk është kundër daljes me një kandidat të përbashkët me grupin e Enkelejd Alibeajt. Në një intervistë për emisionin "pa censurë", Noka tha se cilido nga kolegët e PD-së është i mirëpritur në grupin që mbështet kryedemokratin Sali Berisha. Për Enkelejd Alibeajn dhe Lulzim Bashën, nuk ka tolerime. 

"Nuk ka refuzim për bashkëpunim me grupimin tjetër. Basha dhe Alibeaj që i shërbejnë Edi Ramës dhe rrënimit të opozitës dhe që janë në shërbim të likuidimit të PD, të jenë pjesë e këtij procesi. Kushdo tjetër nga kolegët tanë deputetë është i mirëpritur. Përsa kohë kolegët e tjerë rrinë nën çadrën e Bravës (Basha) dhe Alibashës (Alibeaj), e them me keqardhje, por ata vazhdojnë të jenë në shërbim të pengjeve. Kjo gjë duhet ndarë. Pastaj mendim ndryshe, mendim kundër, PD është e hapur,"- tha Noka. 

Alibeaj mblodhi sot Kryesinë. Pas mbledhjes që zgjati shtatë orë, deputeti shtriu dorën për bashkëpunim me Sali Berishën. Ai u shpreh se ishte i gatshëm të bashkëpunonte në mënyrë që të dalin me kandidatë të përbashkët në zgjedhjet e 14 majit. Alibeaj ftoi kandidatët e Primareve dhe Berishën që të zhvillojnë një proces të përbashkët për zgjedhjet lokale.

flamur noka alibeaj mbledh kryesine 6 mars 2023

Sondazh

Poll