Politike

Paloka: Populli s’ngrihet në protestë, rrinë në kafe dhe “Big Brother”

Paloka shtoi se duhet të jetë populli ai që duhet të nxisë protestat.

6 Mars 2023, 21:51 Nga F.M
Paloka: Populli s’ngrihet në protestë, rrinë në kafe
Edi Paloka

TIRANË- Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Edi Paloka ka shprehur pakënaqësi për qytetarët që nuk u bashkohen në protesta. Në një prononcim për "Open", Paloka tha se qytetarët janë të fokusuar tek 'Big Brother' dhe nuk dalin të protestojnë. Të tjerë, sipas tij, rrinë ulur kafeneve., 

"Nuk di për çfarë ta kapësh zvarrë më parë Ramën për ta çuar aty ku e meriton, duket se kjo i ka ngelur vetëm opozitës se populli kafe dhe Big Brother. Edhe populli duhet të reagojë kur i shkelen të drejtat. Duhet të reagosh. Mos prit të dalin partitë. Pa na pritur dhe pa na pyetur ne, të dalë populli të na nxisin ne,"- tha Paloka. 

edi paloka

Sondazh

Poll