Politike

Vula e PD, Kaso: Vendimi i Apelit nuk mund të ekzekutohet, Kuvendi i 11 dhjetorit është ende në fuqi

Kaso tha se vendimet e marrë më 11 dhjetor 2021 janë ende në fuqi.

6 Mars 2023, 21:10 Nga F.M
Vula e PD, Kaso: Vendimi i Apelit nuk mund të ekzekutohet, Kuvendi i 11
Ivi Kaso

TIRANË- Ivi Kaso, Sekretari për çështjet ligjore në Partinë Demokratike është shprehur se vendimi i marrë nga Gjykata e Apelit nuk mund të ekzekutohet. Në një prononcim për Syri TV, Kaso tha se vendimet e marrë më 11 dhjetor 2021 janë ende në fuqi.

"Ne nuk presim vendimmarrje nga KQZ sa i takon legjitimitetit të organeve të PD se ato i kanë bërë demokratët tashmë. Por KQZ duhet vetëm të shprehet me vendim nëse organet përfaqësuese të PD të cilat kanë bërë kërkesën në emër të PD janë të tilla, të zgjedhura lirisht nga demokratët apo jo. Për këtë i kemi vënë në dispozicion të gjithë dokumentacionin e nevojshëm ligjor. Kuvendi i demokratëve i datës 11 dhjetor 2021, pavarësisht tentativës së fraksionit të vulës që tentoi me një vendim gjykate ta zhbënte, ai Kuvend është në fuqi. Ai Kuvend nuk është zhbërë nga gjykata dhe vendimet e tij janë detyruese për të gjitha organet e PD. Sigurisht ka një vendim të Apelit, por ajo lloj vendimmarrje, prishja e vendimit dhe kthimi për rigjykim në shkallën e parë, në bazë të ligjit nuk është vendimmarrje përfundimtare, nuk është vendimmarrje menjëherë e ekzekutueshme dhe sapo të na vihet në dispozicion vendimi i arsyetuar ne do të bëjmë rekurs në Gjykatën e Lartë. Vendimi i Gjykatës së Apelit nuk mund të ekzekutohet. Për rrjedhojë, Kuvendi i 11 dhjetorit dhe vendimi i shkallës së parë (25 mars 2021) që e ka certifikuar si i tillë janë në fuqi dhe si i tillë duhet regjistruar nga KQZ,"- tha Kaso. 

ivi kaso

Sondazh

Poll