Politike

Propozimi i Alibeajt, Salianji: Tallje, këta duan elektoratin nga Berisha e bekimin nga Rama

Ai shton se Alibeaj po kërkon që të marrë elektoratin e përgatitur nga Berisha.

6 Mars 2023, 21:45 Nga F.M
Propozimi i Alibeajt, Salianji: Tallje, këta duan elektoratin nga Berisha e
Ervin Salianji

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka reaguar pas propozimit të Enkelejd Alibeajt për tu bashkuar me kryedemokratin Sali Berisha dhe për të dalë me kandidatë të përbashkët në zgjedhjet lokale. Në një postim në Facebook, Salianji shkruan se gjithë propozimi është një tallje. Ai shton se Alibeaj po kërkon që të marrë elektoratin e përgatitur nga Berisha.

Vulën nga gjykata, hilen nga Basha, elektoratin e duan nga Berisha, bekimin nga Rama!
Kësaj i thonë mos bësh as punë as zanat, por t’i biesh qylit dhe të tallesh me demokratët!”- shkruan Salianji.

Alibeaj mblodhi sot Kryesinë. Pas mbledhjes që zgjati shtatë orë, deputeti shtriu dorën për bashkëpunim me Sali Berishën. Ai u shpreh se ishte i gatshëm të bashkëpunonte në mënyrë që të dalin me kandidatë të përbashkët në zgjedhjet e 14 majit. Alibeaj ftoi kandidatët e Primareve dhe Berishën që të zhvillojnë një proces të përbashkët për zgjedhjet lokale.

ervin salianji

Sondazh

Poll