Politike

Propozimi i Alibeajt për bashkim, Paloka: Hipokrizi, marrëveshja nuk u arrit sepse ata nuk pranuan Primaret!

Ai shtoi se bashkëpunimi i sotëm nuk ka kuptim kur nuk njihen kandidatët e Primareve.

6 Mars 2023, 21:09 Nga F.M
Propozimi i Alibeajt për bashkim, Paloka: Hipokrizi, marrëveshja nuk u
Edi Paloka

TIRANË- Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Edi Paloka, e ka konsideruar hipokrizi propozimin e bërë nga deputeti Enkelejd Alibeaj për bashkëpunim. Në një prononcim për "Open", Paloka tha se ata nuk mund të bashkëpunojnë sot, pasi Alibeaj nuk ra dakort që ta bëntë një gjë të tillë që në momentin që u zhvillua procesi i Primareve. Ai shtoi se bashkëpunimi i sotëm nuk ka kuptim kur nuk njihen kandidatët e Primareve.

"Ne e kemi pritur një vendim të tillë dhe nuk është se kemi pasur ndonjë zhgënjim, pasi e kemi denoncuar. Kur Alibeaj dërgoi në kundërshtim me ligjin ankimim për një çështje ku nuk ishte palë në Apel, që në atë moment ka pasur një bashkëpunim me Ramën, sepse diçka e tillë mund të bëhej vetëm duke marrë garanci nga Rama që t’i jepej e drejta Alibeajt. Vendimi ishte i shkruar në zyrën e Edi Ramës. Çështja nuk duhet të shqyrtohej fare sepse grupi i Alibeajt nuk ishte palë qysh në fillim. Se kështu mund të bëhej palë edhe Taulant Balla, e t’ia japin atij partinë me gjykatë. Nuk ka asnjë mundësi që Alibeajt të vijë të na kërkojë partinë. Edhe sikur ta marrë nga ana proceduriale, ai nuk është një vendim i formës së prerë. Ata duan që të dëmtojnë PD-në. Kërkesa për bashkim nga Alibeaj është një turp edhe për vetë Taulant Ballën. Ne kemi folur prej kaq kohësh dhe kemi bërë negociata për tu bashkuar në një kandidat, dhe dihet tashmë ato negociata nuk i pranuan sepse nuk donin primaret. Tani që morën vulën e Edi Ramës dhe duan që t’ia vënë vulën e tij kandidatëve të PD-së. Ata ishin kundër primareve, se negociata ishin para tyre, sepse ata janë ftuar që të kandidojnë me kandidatët e tyre,"- tha Paloka.

Alibeaj mblodhi sot Kryesinë. Pas mbledhjes që zgjati shtatë orë, deputeti shtriu dorën për bashkëpunim me Sali Berishën. Ai u shpreh se ishte i gatshëm të bashkëpunonte në mënyrë që të dalin me kandidatë të përbashkët në zgjedhjet e 14 majit. Alibeaj ftoi kandidatët e Primareve dhe Berishën që të zhvillojnë një proces të përbashkët për zgjedhjet lokale.

edi paloka alibeaj mbledh kryesine 6 mars 2023

Sondazh

Poll