Politike

‘Babalja’/ Salianji përballet nesër me Gjykatën e Apelit

Herën e fundit ishte parashikuar të mbahej më 30 janar dhe u shty pasi një një nga anëtarët e trupit gjykues nuk ka qenë i pranishëm në sallë.

6 Mars 2023, 20:28 Nga F.M
‘Babalja’/ Salianji përballet nesër me Gjykatën e
Ervin Salianji

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji do të përballet nesër me togat e zeza në Gjykatën e Apelit. Seanca pritet të nisë në orën 09:30. Seanca ndaj Salianjit është shtyrë tetë herë, për arsye të ndryshme. Herën e fundit ishte parashikuar të mbahej më 30 janar dhe u shty pasi një një nga anëtarët e trupit gjykues nuk ka qenë i pranishëm në sallë.

Gjykata Penale ka dënuar me 1 vit burg deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji për akuzën e “kallëzimit të rremë”, në lidhje me dosjen “Babalja”. Bashkë me Salianjin u dënuan edhe personat e tjerë të përfshirë në këtë dosje. Fredi Alizoti, (i njohur si kunati i Babales), u dënua me 2 vite burg për kallëzim të rremë, Albert Veliu, i njohur ndryshe edhe si “Babalja” u dënua me 3 vite e 5 muaj burg, ndërsa gazetari Jetmir Olldashi u dënua me 5 muaj burg, që iu konvertua në 100 orë punë në komunitet.

Ç’është dosja Babale

Pranverën e 2018-ës, PD botoi 2 audioregjistrime, përmes së cilave supozonte se vëllai i ministrit të Brendshëm aso kohe, Fatmir Xhafaj, Agroni ishte i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike. E tërë çështja u emërua “Babalja”, pasi dëshmitari X i Partisë Demokratike, i cili ishte i përfshirë në audioregjistrime, thirrej në to me pseudonimin “Babale”. Në përgjimet e publikuara por edhe në të tjera që Prokuroria dispononte, Alizoti komunikonte me asokohe shefin e Polisisë së Fierit, Albert Nushin (emri i del edhe tek vrasja e Pjerin Xhuvanit) për shpërblime/pako që duhet të merrte, e gjithashtu flitej edhe për një “shef të madh”. Ekspertët e huaj vlerësuan se zëri në përgjime ishte i ngjashëm me atë të Geron Xhafës. Por ekspertiza nuk mund ta thoshte me siguri për shkak të cilësisë së audio-regjistrimit.

ervin salianji

Sondazh

Poll