Politike

Alibeaj zbardh tre çështjet e diskutuara në mbledhje, thirrje Berishës: Të bashkojmë forcat, të dalim me një kandidat, nisim bisedimet dhe me aleatët

Alibeaj shtoi se përsa u përket kandidatëve, PD do të nisë bisedimet me të gjithë aleatët, përfshirë dhe kandidatët e dalë nga procesi i Primareve të zhvilluara nga kryedemokrati Sali Berisha. 

6 Mars 2023, 19:14 Nga F.M

 

Alibeaj zbardh tre çështjet e diskutuara në mbledhje, thirrje
Enkelejd Alibeaj

 

TIRANË- Deputeti Enkelejd Alibeaj ka zbardhur tre pikat kryesore për të cilat ka diskutuar në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike. Në një deklaratë për mediat, Alibeaj tha se do të fokusohet tek zgjedhjet lokale. Ai u bëri thirrje të gjithë demokratëve që të angazhohen dhe në nisjen e procesit për këshilltarët bashkiakë. Alibeaj shtoi se përsa u përket kandidatëve, PD do të nisë bisedimet me të gjithë aleatët, përfshirë dhe kandidatët e dalë nga procesi i Primareve të zhvilluara nga kryedemokrati Sali Berisha. 

Pjesë nga fjala e Alibeajt:

Tre janë çështjet:

Nga sot fokusi kryesor i gjithë veprimtarisë sonë politike janë zgjedhjet vendore të 14 Majit. Me pjesëmarrjen, me kandidatët, me garën, me synimet dhe me rezultatet tona në këto zgjedhje duhet të nderojmë historinë e Partisë Demokratike; Afirmimin e Partisë Demokratike si alternativa krysore e qendrës së djathtë demokratike, kombëtare, perëndimore dhe euro-atlantike në Shqipëri; T’i japim pushtetit vendor fytyrën e alternativës sonë demokratike; Të vendosim dhe të synojmë objektiva ambicioze, të hedhim bazat e sigurta të fitores së madhe në zgjedhjet parlamentare për largimin e qeverisë së korruptuar deri në palcë të Edi Ramës, dhe duke bërë realitet rrotacionin jetëdhënës të pushtetit që presin me etje të shpallur shumica e shqiptarëve.

Për këtë :

1-Në lidhje me kandiatët për këshilltarë bashkiakë:
Të fillojnë menjëherë nga puna duke ftuar demokratët dhe intelektualët rreth saj të shprehin interesin për të qenë pjesë e listës së këshiltarëve të PD-së në bashkitë respektive. Paralelisht, kjo Kryesi do të miratojë një udhëzim të detajuar për mënyrën e zgjedhjes dhe renditjes së tyre në mënyrë demokratike dhe të drejtë.

2- Në lidhje me kandidatët për kryetarë të bashkive;
Në funksion të bashkimit, duke konsideruar realitetet që kanë prodhuar primaret e mëparshme të PD-së në prag të zgjedhjeve të vitit 2021, votimet me primare nga grupi i Rithemelimit dhe kandidime të tjerë, i propozoj kësaj kryesie hapjen në princip ndaj gjithë prurjeve në fjalë, në menyrë eksplicite ndaj kandidatëve demokratë të primareve gjithashtu, me synim daljen me kandidatë unik.

3-Në lidhje me aleancat;
PD merr përsipër ti prijë ndërtimit të një Aleance sa me të gjerë të mundshme të gjithë partive të qendrës së djathtë, me synim maksimizimin e votave të një të djathtë plurale ku secili subjekt zhvillon indentitetin e vet poltitk brenda korrnizës përbashkuese të vlerave demokratike, kombetare dhe Perëndimore.

enkelejd alibeaj alibeaj mbledh kryesine 6 mars 2023

Sondazh

Poll