6 Mars 2023, 18:03
Nga F.M
Sali Berisha dhe Lorant Balla
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Hungarisë në Shqipëri, Lorant Balla. Në një postim në Facebook, Berisha bën me dije se me ambasadorin Balla ka diskutuar gjerësisht mbi aktualitetin e zhvillimeve politike në vend. Kreu i PD-së thotë se e ka informuar ambasadorin për procesin e vulës së selisë blu në Gjykatën e Apelit, që e konsideron farsë dhe të urdhëruar nga kryeministri Edi Rama.
Ai shton se ky process ka hyrë në histori gjithashtu për shkak të presionit që sipas Berishës është ushtruar mbi pavarësinë e sistemit gjyqësor në Shqipëri nga kanale ekstra-politike dhe diplomatike, tërësisht në shkelje të parimeve më themelore të shtetit të së drejtës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare. Berisha e mbyll postimin me një falenderim për kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban.
Postimi:
Sot pata kënaqësinë e veçantë të prisja në një takim pranë selisë së Partisë Demokratike, Ambasadorin e Hungarisë, Sh.T.Z. Lorant Balla. Me Ambasadorin diskutuam gjerësisht mbi aktualitetin e zhvillimeve politike në vend. Në veçanti, e informova Ambasadorin mbi farsën e procesit gjyqësor të pashembullt në historinë e Shqipërisë, me të cilin Edi Rama kërkon t’u imponojë qytetarëve në mënyrën më antidemokratike se nga kush duhet të përfaqësohen si opozitë. Një proces ky unik në histori gjithashtu për shkak të presionit të papranueshëm të ushtruar mbi pavarësinë e sistemit gjyqësor në Shqipëri nga kanale ekstra-politike dhe diplomatike, tërësisht në shkelje të parimeve më themelore të shtetit të së drejtës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare.
Pavarësisht këtij konteksti i cili është në vijim të një serie aksionesh që kanë si qëllim asgjësimin e pluralizmit politik në vend, ashtu siç u dëshmua nga skandali McGonigal, e sigurova Ambasadorin mbi pjesëmarrjen e Partisë Demokratike në procesin zgjedhor të 14 majit, duke i garantuar se PD mbetet e angazhuar ndaj parimeve më të mira të garave elektorale, në respekt të votës së lirë dhe demokracisë qytetare. Gjeta rastin ta falënderoj gjithashtu në emër të Partisë Demokratike, për të gjithë miqësinë e vyer historike që karakterizon marrëdhënien shqiptaro-hungareze, por dhe për rolin e veçantë të mikut dhe Kryeministrit Orban, në intensifikimin dhe nxitjen e bashkëpunimit mes dy vendeve tona. Ai ka qenë dhe mbetet një mbështetës i pakursyer i Partisë Demokratike dhe kauzave tona konservatore, në promovimin e vlerave më të drejta kombëtare dhe të familjes. Takimi ishte i hapur. sb
sali berisha viktor orban
Politike
6 Mars 2023, 17:16
F.M
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka pritur në zyrë kryeministren e Danimarkës Mette Frederiksen, të cilës i ka dhuruar dy shaj...
Politike
6 Mars 2023, 14:23
A.B
Oerd Bylykbashi
TIRANË- Ditën e sotme, në Komisionin e Ligjeve u diskutua projektligji i propozuar nga Partia Demokratike. Deputeti Oerd&nbs...
Politike
6 Mars 2023, 14:19
k.m.
Edi Rama dhe Olaf Scholz
BERLIN- Kryeministri Edi Rama do të vizitojë Gjermaninë më 7 mars, për të zhvilluar një takim ...
Politike
6 Mars 2023, 13:40
k.m.
Lulzim Basha
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Lulzim Basha rezulton të jetë ende në krye të Partisë Demokratike ...
Politike
6 Mars 2023, 13:26
k.m.
Gazment Bardhi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, në mbledhjen e Kryesisë së thirrur nga Enkelejd Alibeaj ka ...
Politike
6 Mars 2023, 13:06
k.m.
Pamje nga mbledhja
TIRANË- Zbulohet lista e plotë e deputetëve që po marrin pjesë në takimin e thirrur nga Enkelejd Alib...
Politike
6 Mars 2023, 13:10
A.B
Xhelal Mziu
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu ka braktisur mbledhjen e Kryesisë të thirrur nga Enkelejd Alibeaj. Mziu...
Politike
6 Mars 2023, 12:54
k.m.
Enkelejd Alibeaj
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka ftuar kandidatët e zgjedhur në primaret e organizuara nga...
Politike
6 Mars 2023, 12:41
k.m.
Xhelal Mziu dhe Sali Berisha
TIRANË- Grupi i Enkelejd Alibeajt po zhvillon një mbledhje pas vendimet të gjykatës që iu riktheu vu...
Politike
6 Mars 2023, 12:41
l/,/
Jorida Tabaku
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, pak para takimit që po zhvillon Enkelejd Alibeaj tha se PD duhet t&eum...