Politike

Rama vizitë tek Trauma: Falenderim i veçantë për mjekët, marrin shqetësime të padrejta

22 Shtator 2019, 11:17 Nga DOSJA
Rama vizitë tek Trauma: Falenderim i veçantë për

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka shkuar sot tek Truama, ku ka takuar të plagosurit dhe mjekët. Rama pas takimeve ka dhënë një prononcim për mediat, ku ka falenderuar në mënyrë të veçantë mjekët që kanë punuar gjatë gjithë natës. Rama tha se mjekët kanë rëaguar në kohë për tërmetin dhe pse ishin në një ditë pushimi.

“Kjo është një nga ato ditë që na jepet mundësia të vlerësojmë si duhet mjekët e infermierët, që në të përditshme marrin shumë shqetësime dhe ngacmime të padrejta, por në një rast si ky është momenti për t’i falenderuar për të gjitha dhe për të shprehur të gjithë mirënjohjen, pasi dje ka qenë një ditë puishimi dhe është fakt kohës së dhënies së alarmit të gjithë janë nisur për të ardhur në pikat kyce, pa pritur që të vij njoftimi. Janë gjendur pranë kolegëve të tyre. Është një shprehje shumë domethënëse e vetëdijes dhe ndjenjës së solidariteti, fluksi i parë që ka qenë i madh dhe lavdi zotit dhe falë natyrës nuk pati jetë të humbura”, u shpreh Rama.

Një tërmet i fuqishëm ka goditur Shqipërinë mesditën e djeshme. Tërmeti me magnitudë 5.8 kishte epiqendër qytetin e Durrësit, por është ndjerë në të gjithë Shqipërinë. Pas kësaj lëkundje të fortë, pati dhe tronditje të tjera më të vogla. Dëmet materiale ishin të shumta, pasi numërohen qindra banesa të dëmtuara. Po ashtu mësohet se janë dhe rreth 60 të plagosur. Një tërmet i tillë, ka rënë për herë të fundit 30 vite më parë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike earthquake albania rama tek trauma termet i forte ne shqiperi earthquake albania rama tek trauma termet i forte ne shqiperi

Sondazh

Poll