Politike

Stërkaj propozim për menaxhimin e tërmeteve: Duhet fond i posaçëm, t’u mbahet deputetëve nga paga

22 Shtator 2019, 10:06 Nga DOSJA
Stërkaj propozim për menaxhimin e tërmeteve: Duhet fond i

TIRANË- Deputeti i Shkodrës, Paulin Stërkaj, ka bërë një propozim publik për menaxhimin e situatës së tërmeteve. Sipas Stërkajt duhet që qeveria të ketë një fond të veçantë për situatën e fatkeqësive natyrerore, që të mos i shtrihet dora askujt.

Ai shkoj me tej duke thënë që një pjesë të merren dhe nga pagat e deputetëve, por dhe të funksionarëve të tjerë publik.

PAULIN STËRKAJ: Kjo kaloi, por të mendojmë për të ardhmen. Para 30 viteve ndodhi në Shkodër, e kam përjetuar unë. Kishte të plagosur, por nuk kishte krevate ku me i shtruar. Duhet të veprojë çdo qeveri. Ministrat përkatës duhet të gjejnë specialistët e duhur, nuk duhet të bëjnë një propagandë. Çdo fëmijë sot është i plagosur psikologjikisht nga tmerri dhe paniku. Më mirë do ishte një solidaritet me specialistët e fushës, se sa me propagandën e deputetëve. Duke filluar nga deputetët të lëmë një kontribut nga rroga, por edhe nga të ardhurat e taksave që merr shteti, të ndahet një fond special.

EDI RAMA: Është e qartë që dje dhe sot e kemi shfrytëzuar maksimalisht aksesin në media, për të ndikuar në qetësimin psikologjik. Kontakti i drejtpërdrejtë është i pazëvendësueshëm, sepse afërsia dhe komunikimi janë të pazëvendësueshme. Fondi është gjithmonë në buxhet, fondi rezervë. Me këtë masë dëmesh, ne jemi krejtësisht të qetë nga pikëpamja e kapacitetit mbulues. MF që në momentin e parë i ka bërë skenarët, duke imagjinuar një skenar shumë më të keq se ky.

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një mbledhje me Prefektët dhe Emergjencat Civile dhe një me ministrat deputetët dhe krerët e bashkive. Rama në këto takime ka kërkuar që të gjitha strukturat të shpërndahen në terren dhe të takohen të gjithë njerëzit e prekur nga tërmeti. Kreu i qeverisë u kërkoi të tijëve që të nisnin dhe me verifikimin e dëmeve.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike earthquake albania paulin sterkaj rama mbledh deputetët termet i forte ne shqiperi earthquake albania paulin sterkaj rama mbledh deputetët termet i forte ne shqiperi

Sondazh

Poll