Politike

Rama publikon foto nga masat e marra pas tërmetit: Shteti në krye të detyrës

22 Shtator 2019, 06:36 Nga DOSJA

TIRANË- Kryeministri Edi Rama sot në mëngjes ka publikuar disa foto nga masat që janë marrë pas tërmetit që goditi Shqipërinë.

Me anë të fotove Rama tregon se strukturat e shtetit janë në punë dhe po vijojnë me ndihmën ndaj njerëzve. Kryeministri në reagimin e tij shton se po vijon puna pa ndërprerje dhe shtetit është në krye të detyrës.

 

MIRËMËNGJES ? dhe me këto pamje të punës që vijon pa ndërprerje për t’iu gjendur pranë qytetarëve të prekur nga tërmetet e djeshme dhe për të lehtësuar pasojat e dëmet e shkaktuara, ju uroj një të dielë të qetë? #ShqipëriSolidare? #ShtetiNëKryeTëDetyrës?”, shkruan kreu i qeverisë.

Një tërmet i fuqishëm ka goditur Shqipërinë mesditën e djeshme. Tërmeti me magnitudë 5.8 kishte epiqendër qytetin e Durrësit, por është ndjerë në të gjithë Shqipërinë. Pas kësaj lëkundje të fortë, pati dhe tronditje të tjera më të vogla. Dëmet materiale ishin të shumta, pasi numërohen qindra banesa të dëmtuara. Po ashtu mësohet se janë dhe rreth 60 të plagosur. Një tërmet i tillë, ka rënë për herë të fundit 30 vite më parë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama masat e qeverise reagimi i qeverise pas termetit termet i forte ne shqiperi edi rama masat e qeverise reagimi i qeverise pas termetit termet i forte ne shqiperi

Sondazh

Poll