Politike

Situata pas tërmetit, Olta Xhaçka: Kemi gati grupet e punës për dëmshpërblimet

22 Shtator 2019, 08:19 Nga DOSJA
Situata pas tërmetit, Olta Xhaçka: Kemi gati grupet e punës

TIRANË- Në ambientet e minsitrisë së Mbrojtjes, Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot drejtues të Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Brendshme, Emergjencës Civile, Rezervës së Shtetit dhe të gjithë prefektët e vendit.

Gjatë mbledhjes ka qenë ministrja Olta Xhaçka, e cila ka thënë se janë ngritur grupet e punës për të nisur dëmshpërblimet, pasi të bëhen të gjitha bilancet.

“Ka qenë një ditë e vështirë dje për të përballuar pasojat e para të një tërmeti relativisht të fortë. Ka qenë një natë itensive për shtabet e emergjencës, prefektët, bluzat e bardha dhe të gjithë të tjerët, që kanë qenë në terren për të ndihmuar ata që kaluan natën jashtë. Ky moment shoqërohet me frikë dhe pasiguri. Shumë familje me fëmijë të vegjël dhe që nuk kanë siguri nga banesat e tyre janë të detyruar të refuzojnë hyrjen në banesë. Grupet e vlerësimit të dëmeve janë ngritur. Të ngremë një orë e më parë grupet e vlerësimit të punës dhe për të siguruar të gjithë qytetarët për t’i dëmshpërblyer” tha ajo.

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një mbledhje me Prefektët dhe Emergjencat Civile dhe një me ministrat deputetët dhe krerët e bashkive. Rama në këto takime ka kërkuar që të gjitha strukturat të shpërndahen në terren dhe të takohen të gjithë njerëzit e prekur nga tërmeti. Kreu i qeverisë u kërkoi të tijëve që të nisnin dhe me verifikimin e dëmeve.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike earthquake albania olta xhacka rama mbledh prefektet termet i forte ne shqiperi earthquake albania olta xhacka rama mbledh prefektet termet i forte ne shqiperi

Sondazh

Poll