Politike

Rama urdhër të prerë prefektëve: Të gjithë në Durrës, të flisni me çdo njeri

22 Shtator 2019, 08:31 Nga DOSJA
Rama urdhër të prerë prefektëve: Të gjithë në

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot Prefektët dhe strukturat e Emergjencave Civile, ku u ka kërkuar që të vijojë puna me inspektime në terren. Rama tha se të gjithë duhet të shkojnë në Durrës dhe të kontaktojnë të gjithë sy më sy.

“Është një ditë për tu’u qëndruar afër dhe për t’u shpjeguar të gjitha detajet në këtë moment. Duhet që çdo plasaritje të inspektohet në mënyrë profesionale, pasi mund të jetë një fugë sizmike, por mund të jetë dhe një plasaritje që përbën rrezik. Unë dua që të gjithë që të spostoheni menjehrë në Durrës me një qëllim, çdo familje që është në stres dhe gjatë natës ka qëndruar jashtë të kontakothet. Brenda ditës së sotme para se të vij nata, të kontaktohen të gjithë sy më sy ky është qëllimi. Do angazhohen dhe deputetët dhe ministrat”, u shpreh Rama.

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një mbledhje me Prefektët dhe Emergjencat Civile dhe një me ministrat deputetët dhe krerët e bashkive. Rama në këto takime ka kërkuar që të gjitha strukturat të shpërndahen në terren dhe të takohen të gjithë njerëzit e prekur nga tërmeti. Kreu i qeverisë u kërkoi të tijëve që të nisnin dhe me verifikimin e dëmeve.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike earthquake albania edi rama rama mbledh prefektet termet i forte ne shqiperi earthquake albania edi rama rama mbledh prefektet termet i forte ne shqiperi

Sondazh

Poll