Politike

Rama urdhër ministrave dhe deputetëve: Të gjithë në Durrës, flisni me njerëzit. Situata të zgjidhet deri në darkë

22 Shtator 2019, 09:37 Nga DOSJA
Rama urdhër ministrave dhe deputetëve: Të gjithë në

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot deputetët dhe minsitrat në Kryesinë e Kuvendit, ku u ka kërkuar të gjithëvëe që të shpërndahen në terren që të jenë pranë familjeve që janë prekur nga tërmeti.

Rama u shpreh se më e keqja kaloi dhe tashmë është radha për të folur me njerëzit dhe përt ë parë se sa janë dëmet. Kreu i qeverisë tha se të gjitha familjet duhet të kontaktohen deri në darkë

Duhet të funksionojmë si rrjet i integruar duke u fokusuar te Tirana dhe Durrësi. Është shumë e rëndësishme së pari prania njerëzore për një kontakt të drejtpërdrejt për të gjitha familjet që figurojnë si banorë të pikave të identifikuara me dëme. Vajtja e të gjithëve në terren dhe organizimi i kontakteve është mirë të fuqizohet me kontributin e të gjithëve ne, jo vetëm deputetët e Durrësit dhe Tiranës, por të gjithë për të mbuluar cdo familje që ka nevojë për komunikim. Ka shumë shtëpi dhe pallate kanë plasaritje. Të ndahemi sipas zonave dhe kryetarët e bashkive të fokusohen te pikat kritike duke u përpjekur të mbulojmë të gjitha shtëpitë apo godinat dhe për cdo familje të ketë një kontakt“, tha Rama. 

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një mbledhje me Prefektët dhe Emergjencat Civile dhe një me ministrat deputetët dhe krerët e bashkive. Rama në këto takime ka kërkuar që të gjitha strukturat të shpërndahen në terren dhe të takohen të gjithë njerëzit e prekur nga tërmeti. Kreu i qeverisë u kërkoi të tijëve që të nisnin dhe me verifikimin e dëmeve.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike earthquake albania edi rama mbledh qeverine termet i forte ne shqiperi earthquake albania edi rama mbledh qeverine termet i forte ne shqiperi

Sondazh

Poll