Politike

Rama zbulon telefonatat me liderët e huaj: Më ofruan ndihmë, kanë aktivizuar strukturat

22 Shtator 2019, 10:15 Nga DOSJA
Rama zbulon telefonatat me liderët e huaj: Më ofruan ndihmë,

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka treguar sot para deputetëve dhe ministrave se kishte marrë shumë mesazhe nga kryeminsitra e presidentë të huaj, të cilët kishin shprehur gatishmërinë që të ndihmonin Shqipërinë.

Rama tha se pak minuta pasi ndodhi tërmeti kishte marrë telefonata nga kryeministri i Italisë, Presidenti i Francës, por edhe ai i Turqisë i kanë telefonuar, si dhe nga komisionieri Avramopulos.

“Ministria e Financave i ka bërë skenarët duke menduar një skenar më të keq se ky, por kur i kalojnë kufirin edhe qeveritë e shteteve më të mëdha i drejtohen solidaritetit të vendeve të mëdha, sikur ka ndodhur me Greqinë dhe Italinë. Kjo është arsyeja që më kanë marrë në telefon kryeministri i Italisë, Presidenti i Francës, kancelarja austriake, komisioneri Avramopulos, për të thënë cfarë doni? Më tutje presidenti i Turqisë, ata kanë aktivizuar strukturat e tyre” ishte kjo deklarata e Ramës.

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një mbledhje me Prefektët dhe Emergjencat Civile dhe një me ministrat deputetët dhe krerët e bashkive. Rama në këto takime ka kërkuar që të gjitha strukturat të shpërndahen në terren dhe të takohen të gjithë njerëzit e prekur nga tërmeti. Kreu i qeverisë u kërkoi të tijëve që të nisnin dhe me verifikimin e dëmeve.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike earthquake albania edi rama telefonatat me lideret e huaj termet i forte ne shqiperi earthquake albania edi rama telefonatat me lideret e huaj termet i forte ne shqiperi

Sondazh

Poll